LAJMI I FUNDIT:

Analizë interesante nga Wenger se ku po ngecë Liverpooli

Analizë interesante nga Wenger se ku po ngecë Liverpooli

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka përmendur humbjen e Sadio Manes si një faktor potencial që kontribuon në betejat e fillimit të sezonit të Liverpoolit.

Reds kanë duruar një fillim jokonsistent në sezonin e ri, pasi aktualisht janë në vendin e 9-të me dhjetë pikë, njëmbëdhjetë prapa liderit të ligës, Arsenalit.

Ndeshja e së shtunës kundër Brighton ishte një tjetër ditë zhgënjyese për Jurgen Kloppin, pasi skuadra e tij pranoi golin barazimit kundër Pulëbardhave ndërsa ndeshja përfundoi 3-3.


Duke folur për beIN Sports, Wenger foli për paaftësinë e DarWin Nunez për t’u vendosur shpejt në Angli dhe humbjen e Sadio Manes si arsye për formën e dobët të Liverpoolit.

“Është e vështirë të kuptohet”, deklaroi ai. “Ata kanë të njëjtin bërthamë (grup lojtarësh), të njëjtin lloj loje”.

“Ata janë më pak efikas në rikthimin e topit se më parë. Nunez për momentin nuk ia ka dalë dhe kanë bërë një investim të madh. Ai është ulur në bankinë”.

“Ata humbën Manen, i cili ishte një lojtar i nivelit të lartë. Ai kishte diçka, qëndrim agresiv dhe vendosmëri. Ai do të shënonte çfarëdo që të ndodhte, ai do t’i bënte gjërat të ndodhin”.

“Është e vështirë të matet se sa i heq (largimi i tij). Atyre u mungon diçka që kishin më parë”, ka shtuar më tej Wenger.

Mane shënoi 23 gola për Reds sezonin e kaluar dhe 120 gjatë karrierës së tij në Liverpool, kështu që ka të ngjarë që skuadra me të vërtetë të ndjejë humbjen e një pranie të tillë golashënuesi.

Nunez ende nuk ka filluar të tregojë vetën në Merseyside, pasi ka shënuar vetëm dy herë në shtatë ndeshjet e tij të para për klubin e tij të ri.

Ndërsa Roberto Firmino ka marrë një pjesë të barrës së golave, duke shënuar pesë herë tashmë këtë sezon, Nunez dhe Mohamed Salah nuk kanë vazhduar ende në këtë front.

Klopp do të duhet të fillojë të nxjerrë më shumë nga disa prej lojtarëve të tij sulmues, përndryshe kjo mund të jetë një sezon i vështirë për trajnerin gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori