LAJMI I FUNDIT:

LVV: Opozita po riorganizohen, lufta e tyre ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër

LVV: Opozita po riorganizohen, lufta e tyre ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër

Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoadresimi në Facebook, ka kritikuar opozitën, duke thënë se janë duke u rigrupuar në mënyra tjera pasi sipas tyre “nuk duan ta shohin Kosovën mirë”.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin”.


“Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër”, thuhet në mesazhin që përçon video e LVV-së e cila ilustrohet me disa nga figurat e opozitës së tanishme dhe figurat e qeverisjes së kaluar.

Partia që e ka shumicën parlamentare thotë se opozita po vazhdon luftën ndaj shtetin në mënyra tjera.

“Lufta e tyre ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër. Sabotim kudo përmes organizmave të kapur. Prodhojnë emergjenca në mënyrë që asnjëherë të mos merremi me shtetin dhe shoqërinë siç duhet”, vijon mesazhi i LVV-së duke prezantuar foton e liderëve opozitarë dhe drejtuesve të SBASHK-ut.

“Zhurmë, sharje, grevë e çka tjetër, vetëm për të sabotuar shtetin dhe sulmuar qeverinë”, vijon tutje mesazhi i LVV-së.

LVV ka premtuar se ata që “kanë vjedhë shtetin” do të përfundojnë prapa grilave përmes reformës për drejtësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori