Nga: Haqif Mulliqi
Disa vjet më parë, Zyra Speciale e Hetimeve në Departamentin Shtetëror të Drejtësisë, që merret me hulumtimin e krimeve të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas një procesi të gjatë hulumtues. shterues dhe të saktë, e lëshoi një kërkesë për informim lidhur me hebrenjtë e shumtë, viktima që nuk i mbijetuan regjimit profashist serb, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, në atë kohë, të thuash, si askund tjetër në Evropë, serbët krijuan një bipolaritet në veprimet e tyre: në njërën anë duke krijuar grupe të armatosura të rezistencës, e në anën tjetër, duke krijuar pushtete të efektshme pro naziste, dhe, në mënyrë të veçantë, e shfrytëzuan rastin që t’i luftonin popujt tjerë në territoret ku shtrihej ky pushtet kuisling.
Sipas deklaratës së mëhershme të përfaqësueses, Suzana Adams, në Uashington, ka shumë vjet që autoritetet amerikane janë duke kërkuar dëshmitarë që do të dëshmonin në lidhje me kriminelët nazistë në Serbi. Ngase, sikundër edhe ndodhi, përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit XX, në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, vetëm një numër mospërfillës i fajtorëve për krimet e tmerrshme që kanë kryer serbët, u gjetën mbrapa parmakëve të burgut, ndërsa shumica e atyre që i kryen krimet mbetën të pandëshkuar. Të pandëshkuara mbeten e krimet e nazistëve serbë të Luftës së Dytë Botërore.
Zyra Speciale e Hetimeve në Departamentin Shtetëror të Drejtësisë kishte kërkuar që të paraqiten dëshmitarë për këtyre kategorive:
– Që ia kanë dalë të fshihen në Beograd gjatë Luftës së Dytë Botërore;
– Që janë deportuar nga Beogradi në ndonjë kamp të përqendrimit;
– Që janë dërguar në kampet famëkëqija: Topovske Shupe apo në Batajnicë afër Beogradit.
– Që janë deportuar në Beograd nga qytetet tjera të Serbisë, siç janë: Shabaci, Pozharevci, Valeva, Veliki Beçkereku, apo nga rajoni i Banatit;
– Që ishin caktuar, me dhunë, si fuqi punëtore në minierat e Borit;
– Që janë mbajtur në kampin e Sajmishtes në Zemun, nga dhjetori i vitit 1941 deri në nëntor të vitit 1944.
– Që kanë pasur çfarëdo lidhje me “Enisatzkommando”, që është Gestapoja, apo me policinë e sigurimit dhe shërbimin e sigurimit (SIPO apo SD).
Natyrisht se, Zyra Speciale e Hetimeve në Departamentin Shtetëror të Drejtësisë kërkoi nga ata që kishin mbetur gjallë apo personat me informata, që të bashkëpunonin me zyrën e Elliot Wellesein, drejtorit të “Nazi War Criminals Task Force” nga “Anti-Defamation League”, madje duke ofertuar edhe numrat e telefonit (212) 885-7736, në Nju Jork, apo në zyrat në Uashington DC, në këtë numër të telefonit – (202) 616-2501, me ç’rast, ishte OSI ajo që i paguan thirrjet telefonike nga cilido vend i botës, ku flitet e ku nuk flitet anglisht.
Kjo, mbase, mund të ishte sfiduese edhe për ndonjë dëshmitar të gjallë, shqiptar, pasi që dihet se, në kohën për të cilën po flitet këtu, edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve janë dergjur nëpër kazamatet e njëjta serbe.
Hebrenjtë që mbetën ose vdiqën nga mjerimi ose u vranë në dhomat e gazit në Serbi
Në volumin e tij, standard, “The Destruction of the European Jews” (Shkatërrimi i hebrenjve në Evropë), historiani Raul Hilberg e thekson se, madje, nazisti Herald Turner e kishte kundërshtuar propozimin për themelimin e getos hebraike në Beograd. Në vend të kësaj, ai kishte propozuar që hebrenjtë të depërtoheshin në një kamp, në një ujdhesë të Danubit, diku afër Mitrovicës së Sremit. Mirëpo, pasi që ujdhesa ishte e përmbytur në ujëra, atëherë u vendos që ky kamp të krijohet në afërsi të Zemunit. Por, duke pasur parasysh se, zyrtarisht, Zemuni, në atë kohë ishte territor në Shtetin e Pavarur Kroat (ShPK), autoritetet e atij shteti ua lejojnë, gjermanëve si dhe koolaboracionitëve serbë, që ta themelojnë kampin e Sajmishtes për hebrenjtë e Serbisë në territorin i cili, atëbotë, administrativisht u përkiste kroatëve.
Qendra për Hulumtime të Holokausti që udhëhiqej nga, i ndjeri, Simon Wiesenthal, dega në Los Anxhelos, kampin e Sajmishtes e konsideron si vend në Zemun, në Jugosllavi, i cili është përdorur si kamp për internimin e hebrenjve si dhe të romëve të Serbisë. Pas lirimit të romëve, në pranverë të vitit 1942, numri i hebrenjve që ngeli në Sajmishte ishte saktësisht 13 780, ndërsa në mesin e tyre kishte edhe shumë gra dhe fëmijë të cilët ose vdiqën nga mjerimi i madh që mbretëronte aty, ose u mbytën në dhomat e gazit. Më vonë, ky kamp u përdor për ngujimin e të burgosurve politikë. Siç e përshkruan Hilberg, të burgosurit e parë që u dërguan në Sajmishte ishin mijëra familje hebreje dhe rome që ishin pengje që u ekzekutuan nga ushtria gjermane, por edhe nga ajo serbe.
Është interesant të vihet në pah fakti se Turner e ka vërejtur një kontradiktë në politikat e ekzekutimit të pengjeve. Fillimisht, një numër i madh syresh ishin partizanë, ndërsa, ekzekutimi i tyre e kishte për qëllim frikësimin e të burgosurve tjerë. Por, edhe hebrenjtë që u dërguan në Sajmishte u vranë, po aty.
Sipas Hilbergut, nuk dihet të jetë bërë ndonjë transportim i hebrenjve, nga Sajmishte, për në ndonjë kamp tjetër të vdekjes, siç ishin ato, bie fjala, të Polonisë, e që është një dëshmi e qartë se cili ishte fati i hebrenjve të pambrojtur, aty.
Besohet se ekzekutimi i grave dhe i fëmijëve hebrenj, në kapin serb të përqendrimit, ishte bërë aty diku në malet përreth Sajmishtes, me ç’rast u përdorën kamionë në të cilët ishin vendosur kthinat e mbushura me dyoksid karboni. Njerëzit varroseshin nëpër varrezat masive në rrethinat e Zemunit dhe të Beogradit, ashtu siç ndodhi edhe me viktimat shqiptare gjatë luftës së vitit 1998/99 e që nuk u gjetën ndonjëherë.
Diku rreth qershorit të vitit 1942, autoritetet naziste dhe ato pro fashite serbe, do të raportojnë se: “Më, në Serbi, nuk ekziston problemi hebraik” (Keine Judenfrage mehr). Llogaritet se, deri në këtë kohë, në kamionët e gaz u ekzekutuan së paku, 3000 veta, ndërsa, pas kësaj, kamioni u rikthye në Berlin.
Në gusht të vitit 1942, “Staatsrat”-i shkruan se: “Serbia është i vetmi vend në të cilin çështja hebraike është zgjidhur.” Harald Turner, më 1947 u dënua me vdekje nga autoritetet komuniste jugosllave.
Asnjëri nga të burgosurit hebrenj nuk ka dalë i gjallë nga Banjica
Kampi i Banjicës u themelua në korrik të vitit 1941, kurse u mbyll në shtator të vitit 1944, një muaj para se të evakuoheshin forcat gjermane nga Beogradi. Edhe pse e tërë komanda dhe zëvendësit e kampit ishin gjermanë, kampi ka qenë i ndarë në seksionin gjerman dhe në atë serb. Seksioni gjerman ka qenë i drejtuar nga Gestapoja. 23 697 persona kanë qenë të regjistruar në Banjicë, nga të cilët 3 489 janë ekzekutuar. Por, siç është e ditur, asnjë nga të burgosurit hebrenj nuk ka dalë i gjallë nga Banjica. Të burgosurit qenë dërguar aty me urdhrat SS-ve, policisë gjermane, policisë së rrethit të Beogradit, si dhe urdhrat e të ashtuquajturës “Garda e Shtetit Serb” që përbëhej nga “vullnetarët” e Dimitrije Lotiqit dhe nga administratat tjera lokale. Madje, paguheshin edhe shpërblime për ata që zbulonin dhe kapnin hebrenj të fshehur nëpër fshatrat serbe, të cilët më pas dërgoheshin në Banjicë. Ish-kryetari i Komunitetit Hebraik të Kroacisë, Sllavko Golldshtajn, e theksoi se, proporcionet më të mëdha të humbjeve të hebrenjve janë bërë në Banat dhe në rajonet tjera të Vojvodinës, që ishin nën mbikëqyrjen direkte të gjermanëve, për shkak të aktiviteteve lokale të follksdojçerëve.
Zyra Amerikane për Hulumtime Speciale është themeluar gjatë vitit 1980. Aktiviteti i kësaj zyre ka rezultuar me kapjen dhe dënimin e disa kriminelëve nazistë, të cilët janë urdhëruar që ta lëshojnë ShBA-në, pasi që është vërtetuar se ata ishin gënjyer në lidhje me aktivitetet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ShBA-ja nuk mundi t’i padiste individët për krime me të cilat janë marrë gjyqet. Proceduarat ligjore duhej të vazhdonin në shtetet ku janë vrarë apo lënduar qytetarët apo ku janë bërë krime. Megjithatë, shumë individë të akuzuar kanë qenë të shtyrë të heqin dorë nga shtetësia e ShBA-ve dhe pastaj janë ekstraduar për gjykim në shtetet përkatëse.
Përfaqësuesit e Departamentit të Drejtësisë në Uashington më shumë se njëherë e kanë theksuar se hapja e arkivave Ruse e ka mundësuar një numër të konsiderueshëm të informatave në lidhje me këta njerëz, disa prej të cilëve, tashti, akoma jetojnë në ShBA. Shumë njerëz kanë mbetur, nën hetimet e ShBA-ve, për shkak të krimeve që janë kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një kërkesë e veçantë për informatat e tilla, e në lidhje me Serbinë, mund të ndikojë që të themelohet një lidhje e veçantë me regjimin në Beograd, lidhje kjo që do të merrej me këto krime.
Mendojmë se këto të dhëna e dëshmojnë qartë se Serbia ishte ndër vendet e rralla në Evropë që ia “doli”, gjatë Luftës së Dytë Botërore ta konsiderojë të “mbyllur çështjen hebraike në këtë vend”, dhe se qëndrimet dhe veprimet e tilla, antisemite, mbase më të theksuara në Ballkan, edhe sot e kësaj dite janë prezente në një shkallë të rrezikshme tej mase. Këtë gjë e dëshmojnë edhe grafitet e ndryshme anë e këndë Beogradit dhe qyteteve tjera të mëdha serbe. Këtë e dëshmojnë edhe presionet e përditshme mbi hebrenjtë e Serbisë. Ndërsa këtë nuk mund ta fshehin as liderët aktualë serbë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje