LAJMI I FUNDIT:

“Aromë Beteje”- Mehaj publikon imazhe nga stërvitja e kadetëve të FSK-së

“Aromë Beteje”- Mehaj publikon imazhe nga stërvitja e kadetëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur edhe njëherë krenarë për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Derisa ka publikuar fotografi nga stërvitja e kadetëve të FSK-së, Mehaj ka njoftuar se ata u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, teksa sot kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.


“Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj i quan kandetët “ujqërit e rinj”, teksa thotë se janë udhëheqësit e së ardhmes. /Telegrafi/