LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nuk e pranon vendimin e FFK-së për ndalimin e ndeshjeve në “Fadil Vokrri”: Do të luajmë në stadium tonë

Prishtina nuk e pranon vendimin e FFK-së për ndalimin e ndeshjeve në “Fadil Vokrri”: Do të luajmë në stadium tonë

Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka pranuar një letër nga Komisioni i Grave të FFK-së, ku shkruhej se nuk mund të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjet e programuara për muajin tetor.

“Ndalimi i zhvillimit të ndeshjeve të FC Prishtinës gjatë muajit tetor 2022”, shkruhej në letrën që i është dërguar klubit prishtinas, me të cilën këta t fundit nuk janë pajtuar aspak, duke thënë që shkresa e dërguar nga FFK është qesharake.


Më poshtë reagimi i Prishtinës dërguar FFK-së, ku shkruhet se klubi nuk e pranon këtë shkresë, ndërsa i kërkon shtëpisë së futbollit kosovar, që të gjejë stadium për ndeshjet e Përfaqësueses U-17 dhe ndeshjet e FC Ballkanit në Ligën e Konferencës.


Letra e plotë e FC Prishtinës shkruar FFK-së

Konfirmojmë marrjen e shkresës së datës 30.09.2022 me titull: “Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësaj shkrese i mungon raporti i inspektimit, gjithnjë nëse një raport i tillë ekziston. Në fakt, mungesa e këtij raporti është e pritshme sepse në rastet e inspektimit konkluzioni logjik është fusha:

  1. I plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve
  2. Nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve
  3. I plotëson kriteret me kusht të përmirësimit 1,2,3…

Shkresa e juaj lë të nënkuptohet se “raporti” i inspektimit të gjendjes së fushës konkludon se:

Fusha i plotëson kriteret nëse zhvillon ndeshje Përfaqësuesja e Kosovës U-17 dhe FC Ballkani, por nuk i plotëson kriteret nëse FC Prishtina zhvillon ndeshje në stadiumin e saj!. Prandaj, ne se klub vlerësojmë se shkresa e dërguar është qesharake dhe na vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Federata e Futbollit e Kosovës.

Deri te gjendja e rënduar e fushës së stadiumit ka ardhur për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe keq-shfrytëzimit të fushës nga ana juaj si lejimi i zhvillimit të ndeshjeve dhe stërvitjeve krejtësisht të panevojshme nga FFK dhe pa asnjë kriter të kategorive të ndryshme të klubeve të futbollit të rajoneve të tjera duke ndikuar në gjendjen e rënduar të fushës.

Në këtë situatë, është obligim i juaji që të gjeni alternativa të tjera për zhvillimin e ndeshjeve të Përfaqësueses U-17 apo FC Ballkanit, mirëpo jo në kurriz të FC Prishtinës gjë të cilën jeni duke e bërë në vazhdimësi.

Ju informojmë se FC Prishtina si shfrytëzues i vetëm ligjor i stadiumit “Fadil Vokrri”, nuk e pranon vendimin duke ju informon se ndeshjet do t’i zhvillojmë në stadiumin “Fadil Vokrri” sipas orarit të paraparë nga FFK-ja.

FC Prishtina sikurse ka vepruar më parë, është e gatshme që ta koordinojë orarin sipas kërkesave të FFK-së dhe FC Ballkanit, gjithsesi për një gjë të tillë, FFK-ja dhe FC Ballkani duhet të dërgojnë kërkesa zyrtare në mënyrë që t’i shqyrtojmë kërkesat tuaja e më pas të vendosim nëse këto ndeshje do të mund të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjithmonë duke mos u dëmtuar FC Prishtina.

Pozicioni jonë është i qartë dhe besojmë fuqishëm që ju si institucion përgjegjës dhe me kapacitet financiar më të madh se të gjitha klubet e Superligës së Kosovës së bashku, do ta gjeni zgjedhjen më të përshtatshme për problemet që ju shoqërojnë.

Me respekt, Bordi Drejtues i FC Prishtina


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori