LAJMI I FUNDIT:

Moisiu, Mejdani, Topi, Majko dhe Pacolli vizitojnë ish krerët e UÇK-së në Hagë

Moisiu, Mejdani, Topi, Majko dhe Pacolli vizitojnë ish krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, të shoqëruar nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) Behgjet Pacolli janë brenda objektit për tu takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit, në Hagë.

Telegrafi ka kontaktuar këshilltarin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj i cili konfirmoi se ish liderët janë brenda objektit për tu takuar me ish krerët e UÇK-së.


“Kanë hyrë brenda”, ka thënë shkurt për Telegrafin, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

Ndërkaq, kjo vizitë në Hagë po zhvillohet me iniciativë të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj po ashtu të mërkurën përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kishte bërë të ditur se ish presidentët e Shqipërisë dhe ish kryeministri Majko, bashk me Pacollin janë në Hagë.

“Me ish presidentët Behgjet Pacolli #RexhepMeidani @AlfredMoisiu Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko në Hagë. Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar Zyberaj.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së ndodhen prej muajit nëntor të vitit 2020 pas konfirmimit  të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar edhe pse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori