LAJMI I FUNDIT:

Rama i drejtohet të rinjve: Mos ikni në Angli, me 30 mijë paund bëni ekonomi në Kukës

Rama i drejtohet të rinjve: Mos ikni në Angli, me 30 mijë paund bëni ekonomi në Kukës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sërish largimin e emigrantëve, të cilët japin para për të shkuar në Britani.

Në konferencën e bilancit të sezonit turistik veror, Rama edhe pse u kritikua për deklaratën e tij pak ditë më parë, theksoi sërish se kuksianët me 30 mijë paundët që japin për të shkuar në Angli mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës.

“Investimet që po bëhen janë të një propocioni që e mundëson rritjen e qarkullimit në turizëm. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme shumë të mira dhe është i garantuar me Aeroportin e Mynihut, që do të jetë operator i Aeroportit të Vlorës”, ka thënë Rama.


“Aeroporti i Sarandës do të jetë në kantier. Aeroporti i Kukësit ka hapur perspektivë të re dhe ne po shtyjmë për investime të rëndësishme në zonën e Kukësit përsa i përket turizmi”, ka thënë kreu i qeverisë.

“Është kollaj të qeshësh e të helmosh, por unë e përsëris: se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ua lënë kursimet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për të gjetur në Angli, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Këtë e them bazuar në realitetin e agroturizmeve që janë ndërtuar. Ne do mbështesim të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë një agroturizëm. Nga agroturizmi do fitonin më shumë se puna në të bardhë apo të zezë që do të bëjnë në Angli”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori