LAJMI I FUNDIT:

LSM fiton përkrahjen e Sindikatave Evropiane dhe ndërkombëtare për harmonizimin e pagave

LSM fiton përkrahjen e Sindikatave Evropiane dhe ndërkombëtare për harmonizimin e pagave

Në konferencën me temë “Mbrojtja dhe fuqizimi i të drejtave sindikale dhe të punës në sektorin publik”, që u mbajt sot në Shkup, u fol për të drejtat e sindikatave të sektorit publik nga Bashkimi Evropian dhe Federata e Sindikatave të Maqedonisë, me pjesëmarrje edhe nga Sindikata për Sektorin Publik – EPSU, Konfederata Evropiane e Sindikatave të Policisë – EUROPOL dhe Shoqata Evropiane e Sindikatave Ushtarake – EUROMIL, të cilët shprehën mbështetje të parezervë për luftën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për harmonizimin e pagave të punonjësve në sektorin publik dhe për greva e përgjithshme në sektorin publik.

“LSM është sindikata e vetme përfaqësuese në nivel kombëtar, në sektorin privat dhe atë publik dhe si e tillë ka përgjegjësi serioze në realizimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të punës. Në këtë drejtim LSM gjatë këtij viti është përkushtuar seriozisht në vlerësimin e pozitës së punëtorëve në sektorin publik, të cilët me punën e tyre duhet t’u përgjigjen nevojave dhe interesave të qytetarëve”, theksoi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, i cili hapi konferencën dhe falënderoi të pranishmit për solidaritetin sindikal të shprehur ndaj Unionit.


Ai theksoi se janë duke avokuar për administratën publike profesionale, kompetente dhe efikase që do të punojë me përkushtim në interes të nevojave të qytetarëve, por në të njëjtën kohë, siç theksoi, avokon edhe ofrimin e punës së denjë dhe të plotë në realizimin e të drejtave të punës të punonjësve në këtë sektor të rëndësishëm.

Dimovski i informoi përfaqësuesit e unioneve evropiane se fatkeqësisht në pesë muajt e fundit për shkak të “qëndrimit injorues të Qeverisë ndaj përfaqësuesve të punëtorëve”, dialogu social në vend nuk funksionon dhe kjo është një nga arsyet se pse ka ngecje në negociatat kolektive në këtë aktivitet.

Kryetari i LSM-së konstatoi se Sindikata mbetet në krye të detyrës, madje lufton për rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori