LAJMI I FUNDIT:

Dybala kthehet të flas për largimit nga Juventusi: Pas telefonatës së Mourinhos vendosa shumë shpejtë, tani jam protagonist te Roma

Dybala kthehet të flas për largimit nga Juventusi: Pas telefonatës së Mourinhos vendosa shumë shpejtë, tani jam protagonist te Roma

Paulo Dybala ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi argjentinas kishte mbetur futbollist i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Juventusin dhe shumë skuadra ishin vënë pas tij.

Megjithatë ishte gjiganti italian Roma që arriti ta fitoj garën për Dybalan dhe krejt kjo falë një telefonate nga trajneri Jose Mourinho që i bëri futbollistit.


Dybala ka folur për ‘Tyc Sport’ nga grumbullimi me Kombëtaren duke u rikthyer për të treguar prapaskenat e largimit nga Juventusi.

“Te Roma jam rikthyer të jem përsëri protagonist. Vitet e fundit te Juventusi nuk kanë qenë të lehta, ndryshimi më ka bërë shumë mirë. Mourinho më telefonoi dhe mu deshën pak minuta për të vendosur për të ardhmen time”, tha Dybala.

“Ishte e papritur të mbetja pa kontratë, sepse ekzistonte një akord në lidhje me rinovimin, por më pas gjërat ndryshuan nga ana e klubit dhe trajnerit. Ata kishin në mendje një projekt të ri”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

“Kam luajtur për Juventusin për shumë vite dhe ishte e vështirë të shkoja në një klub tjetër në Itali. E njoh kampionatin, luaj këtu prej shumë vitesh dhe e dija se nuk do vuaja sa i përket përshtatjes. Sot jam këtu, me iluzionin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës”, u shpreh Dybala.

Krejt në fund ai foli edhe për pjesëmarrjen në botëror me Kombëtaren e Argjentinës, duke thënë se do të jap gjithçka për Romën në mënyrë që të marrë ftesë nga vendi i tij.

“Sa herë afrohet Botërori shtohet dëshira për t’u bërë pjesë e Kombëtares, nuk doja të mungoja. Të gjithë punojmë fort për të shkuar në Katar, por është trajneri ai që do të bëjë listën. Unë nuk ndryshoj, do të jap gjithçka për klubin tim në mënyrë që trajneri të më shohë dhe të më besojë”, deklaroi Dybala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

La Liga

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori