LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: 19 milionë eurot e ndara për subvencionimin e energjisë janë brenda 90 milionëshit të shpërndara më 5 shkurt

Bajrami: 19 milionë eurot e ndara për subvencionimin e energjisë janë brenda 90 milionëshit të shpërndara më 5 shkurt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria nuk ka marrë vendim të ri për subvencionim të energjisë, por vendimi i së martës ka qenë brenda ndarjes 90 milionë euro të ndarë më herët.

Bajrami me anë të një shkrimi në Facebook ka shkruar se ky vendim është marrë në mbledhjen e 60-të të Qeverisë së Kosovës.


“Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pas ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85 për qind për tarifën e lartë dhe 104 për qind për tarifën e ulët”, ka shkruar Bajrami.

“Nga mjetet e 90 milionësht deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendemi”, ka shtuar ajo.

mbledhjen e 97-të të Qeverisë është miratuar vendimi për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 19 milionë eurove, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Po ashtu, në kuadër të masës janë ndarë 6 milionë euro, me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori