LAJMI I FUNDIT:

Greva në arsim, Flocken sot takohet me Kurtin dhe SBASHK-un

Greva në arsim, Flocken sot takohet me Kurtin dhe SBASHK-un

Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken sot gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili u shpreh  SBASHK-u do ta takoj Flocken menjëherë pas takimit që do ta zhvillojnë në Komisionin për Arsim, në Kuvendin e Kosovës.

“Susan Flocken ka ardhur dhe është në Prishtinë. Ne kemi takim tash në orën 10:00 me Komisionin për Arsim, dhe më pas do të takohemi me Flocken. Ndërsa, ajo sot do të mbaj një takim rreth orëve të pasdites me kryeministrin Albin Kurti, dhe janë duke e aranzhuar takimin, pasi ende nuk e kanë caktuar orën”, ka thënë Ymeri.


Po ashtu sipas tij, pas takimit që do ta zhvillojë Flocken me kryeministrin Kurti, SBASHK-u pritet që rreth orës 19:00 të dal me një konferencë për media.

“E pas takimit që do ta zhvilloj Flocken me Kurtin, besoj që rreth orës 19:00 SBASHK-u do të dal me një konferencë për media”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ditë më parë përmes një lidhje online me SBASHK-un ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.

Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe disa sektorë tjerë në sistemin publik janë në grevë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori