Alain Giresse ka publikuar listën e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator.
Dardanët do të përballen me Irlandën e Veriut dhe Qipron, ku do të kërkojnë pikët për tu renditur në pozitën e dytë në grup.
Lista e publikuar ditën e sotme ka shumë risi me emra nga Superliga e Kosovës si Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi i Llapit.
Ndërkohë ka rikthime si ato të Hekuran Kryeziut, Leart Paqaradës apo Bersant Celinës.
Risia më e madhe në këtë listë është ajo e sulmuesi të talentuar Shkëlqim Vladi, i cili është duke kaluar nëpër një formë fantastike te Aarau në Challange League.
21-vjeçari do të grumbullohet për herë të parë nga Kosova dhe pritet t’i krijoj konkurrencë Vedat Muriqit për pozitën e sulmuesit qendror.
Kush është Shkëlqim Vladi?
Shkëlqim Vladi është një futbollist i ri i lindur në qytetin Thun në Zvicër më 21 shtator të vitit 2000.
Vladi karrierën e ka nisur te kampioni i shumëfishtë i Zvicrës Young Boys Bern ku ka kaluar të gjitha gjeneratat tek kjo skuadër deri në ekipin e parë.

Ai sezonin e kaluar luajti për dy ekipe, fillimisht nga muaji gusht deri në dhjetor për Yverdon Sport dhe nga janari i këtij viti deri në qershor për FC Aaraun.
Klubi zviceran Aarau ka blerë këtë verë Vladin nga Young Boys Bern, por detajet e transferimit nuk janë bërë publike.
21-vjeçari është duke kaluar formën më të mirë në karrierë, pasi në tetë ndeshjet e para ka shënuar tetë gola për Aaraun duke u konfirmuar si njëri nga ‘bomberët’ më të mirë në Zvicër.
Në tri ligat e para zvicerane asnjë futbollistë nuk ka arritur të shënoj më shumë se Vladi dhe ai konsiderohet si sulmuesi më në formë në shtetin helvetik.
Vladi aktualisht luan në Challange League (liga e dytë e Zvicrës), por duke parë formën e tij vështirë se do të mbetet pas janarit te Aarau.
I lumtur dhe krenar me ftesën e Kosovës
Menjëherë pasi është publikuar ftesa e Përfaqësueses së Kosovës, skuadra zvicerane Aarau ka nxjerr lajmin me krenari se një tjetër yll i tyre është ftuar nga ekipi kombëtar.
Përveç Vladit nga FFK ka marrë ftesë edhe Milot Avdyli, por ai tek Përfaqësuesja e Kosovës U21 që drejtohet nga Afrim Tovërlani.
Vladi ka folur për faqen zyrtare të klubit të tij duke u shprehur shumë i lumtur dhe krenar që do ta përfaqësojë vendin e të parëve të tij.
“Jam krenar që mund ta bëj një hap tjetër dhe do t’i qasem kësaj detyre me shumë motivim dhe përulësi”, deklaroi Vladi për faqen zyrtare të Aaraus.
“Sigurisht synimi im është të marrë maksimumin nga kjo ftesë dhe të jap kontributin tim personal në suksesin e përbashkët të ekipit kombëtar”.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë shokët e mi të skuadrës dhe stafin në FC Aarau, falë mbështetjes së tyre, unë arrita në këtë nivel për të luajtur edhe me ekipin kombëtar”, u shpreh Vladi.
Kujtojmë që në muajin qershor sa ishte pjesë e Aarau te Kosova u grumbullua edhe futbollisti Donat Rudhani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Një nga transferimet më të këqija në histori” – ish futbollisti i Manchester United ‘godet’ Mason Mountin

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker