LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë

Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, kë bërë të ditur dje në mbrëmje se ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama rreth sulmeve të fundit kibernetike në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Borrell ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë në rritjen e mbrojtjes kibernetike.

Blinken telefonon Ramën, dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
Lexo po ashtu Blinken telefonon Ramën, dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

“Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Borrell.


Stoltenberg telefonon Ramën pas sulmeve kibernetike: NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje
Lexo po ashtu Stoltenberg telefonon Ramën pas sulmeve kibernetike: NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje

Rama ka pasur më herët biseda telefonike edhe me Sekretarin e Shtetit Antony J. Blinken dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ata kanë dënuar ashpër krimet e fundit kiberntike në Shqipëri që i atribuohen Iranit dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për vendin tonë. /Telegrafi/