LAJMI I FUNDIT:

Blinken telefonon Ramën, dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

Blinken telefonon Ramën, dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar me kryeministrin Edi Rama pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS të Shqipërisë.

Sipas një njoftimit, Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në Shqipëri për të cilat akuzohet Republika Islamike e Iranit.


Ambasada ka publikuar një dekaratë të Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price ku thuhet se Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

“Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/