Notat e lojtarëve, Argjentinë 3-1 Zvicër: Messi ylli i ndeshjes, Xhaka më i miri te helvetët


Argjentina ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
Për argjentinasit shënuan Alexis Mac Allister, Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez, ndërsa golin e vetëm për Zvicrën e realizoi Dan Ndoye. Helvetët luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 72-të, pasi Breel Embolo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës, Lionel Messi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore, duke u vlerësuar me notën 8.9. Kapiteni i Argjentinës dha një asist dhe ishte vazhdimisht motori i aksioneve sulmuese të skuadrës së Lionel Scalonit.

Nga fituesit, Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez u vlerësuan me notën 7.6, pas paraqitjeve të mira dhe golave të shënuar.
Te Zvicra, lojtari më i vlerësuar ishte Granit Xhaka, i cili mori notën 7.4 falë paraqitjes së tij solide në mesfushë dhe angazhimit gjatë gjithë ndeshjes.
Në anën tjetër, mbrëmja më e vështirë ishte për Breel Embolon. Sulmuesi zviceran u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë dhe u vlerësua me notën 5.9, më e ulëta nga të gjithë futbollistët që u aktivizuan në këtë takim.
Notat e lojtarëve të Argjentinës dhe Zvicrës
/Telegrafi/








































