Tahiri: Kosova me gjysmë qeveri, diplomaci të heshtur dhe ekonomi përtokë


Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka vlerësuar se vendi ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe ekonomike, duke bërë thirrje për krijimin e institucioneve të reja përmes pajtimit mes partive kryesore.
Tahiri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Kosova po përballet me një sërë sfidash, duke përmendur funksionimin e pjesshëm të institucioneve, izolimin ndërkombëtar, mungesën e aktivitetit diplomatik dhe gjendjen e ekonomisë.
“Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tonë nga kjo gjendje e mjerueshme”, ka shkruar Tahiri.
Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me mënyrën se si, sipas saj duhet të arrihet pajtimi politik mes partive parlamentare. /Telegrafi/


































