Vetaksident në Istog, një person përfundon në Emergjencë


Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, tha Gashi për Telegrafin.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































