Numri i njerëzve që bëjnë punë të detyrueshme, apo që janë të martuar kundër dëshirës së tyre, shkon në gati 50 milionë në vitet e fundit.
Siç njofton Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), krizat sikurse pandemia COVID-19, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike kanë rritur pengesat në punësim dhe edukim.
Ku sipas raportit të fundit thuhet se është rritur varfëria ekstreme dhe migrimi i detyrueshëm.
Edhe pse Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka për synim që të zhdukin të gjitha format e skllavërisë moderne deri më 2030, mirëpo numri i njerëzve që u nënshtrohen këtyre abuzimeve është rritur për 10 milionë në periudhën 2016-2021.
Sipas studimit, deri në fund të vitit të kaluar, 28 milionë njerëz kanë bërë punë të detyrueshme, derisa 22 milionë janë detyruar të jetojnë në martesa të padëshiruara. Kjo nënkupton se gati një në çdo 150 njerëz në botë preket nga format moderne të skllavërisë.
“Është shokuese që situata e skllavërisë moderne nuk është duke u përmirësuar. Asgjë nuk mund të arsyetojë abuzimin e tillë të së drejtës themelore të njeriut”, ka thënë Guy Ryder, udhëheqës i ILO-s.
Po ashtu, në raport është vënë theksi te situata në Kinë. Shumë agjenci të OKB-së kanë paralajmëruar për mundësinë e punës së detyrueshme në këtë vend, sidomos në rajonin e Ksinjiangut, ku Pekini akuzohet për ndalim të mbi një milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane.
Shumë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut e konsiderojnë trajtimin që u bën Kina ujgurëve si “gjenocid”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri