LAJMI I FUNDIT:

Begaj në takimin e Brdo-Brijunit: Dialogu Prishtinë-Beograd, e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme

Begaj në takimin e Brdo-Brijunit: Dialogu Prishtinë-Beograd, e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Begaj është shprehur se dialogu Prishtinë-Beograd është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme.


“Shumë e dobishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shtuar presidenti taksa po merr pjesë në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit në Slloveni.

“Kënaqësi të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Është e rëndësishme të diskutohet sinqerisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe dërgimin e një mesazhi të përbashkët se procesi i zgjerimit është gjithashtu një çështje gjeopolitike”, ka thënë Begaj.

Begaj gjithashtu tha se Shqipëria ka qenë e zëshme në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbrojtur vlerat tona demokratike dhe rendin botëror”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori