LAJMI I FUNDIT:

Loja e mirë e Dardan Berishës nuk i mjafton Prishtinës, Peja fiton dramën në kryeqytet

Loja e mirë e Dardan Berishës nuk i mjafton Prishtinës, Peja fiton dramën në kryeqytet

Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 70:76 (19:17, 11:23, 22:9, 18:27), në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku gjatë çerekut të parë rezultati ishte i ngushtë, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arrinte shkëputjen dhe kjo pjesë përfundoi 19:17.


Megjithatë, periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të mysafirëve, që dalëngadalë shkëputen, për të krijuar epërsi deri në 13 pikë, 23:36, kurse pjesa e parë përfundon 30:40.

Në periodën e tretë, prishtinasit rikthehen furishëm, duke aplikuar mbrojtje të suksesshme dhe sulme efikase, duke arritur të shkrijnë epërsinë e mysafirëve, madje edhe të kalojnë në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 52:49, në një atmosferë ‘elektrizuese’ në kryeqytet.

Incident në ndeshjen Prishtina-Peja, pak pa u mbyllur takimi
Lexo po ashtu Incident në ndeshjen Prishtina-Peja, pak pa u mbyllur takimi

Vendasit vazhduan me lojë të mirë në çerekun e fundit, duke ngritur epërsinë në tetë pikë, 61:53, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe dy minuta nga fundi barazuan rezultatin në 67:67, e më pas kaluan në epërsi 67:70, për të bërë sfidën shumë dramatike.

Kështu edhe ndodhi ku fituesi u përcaktua në sekondat e fundit, duke përfunduar me rezultat 70:76.

Te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë kërcime, kurse te Peja, më i dalluari ishte Jalen Tate me 14 pikë dhe Rodney Purvis me 17. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori