LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në rajonin e Pejës, sekuestrohen dy kilogramë drogë, 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”

Arrestohen dy persona në rajonin e Pejës, sekuestrohen dy kilogramë drogë, 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”

Policia e Kosovës më 08.09.2022 ka pranuar informacione se dy persona të dyshuar me një veturë me targa vendore janë duke transportuar substanca narkotike në drejtimin Gjakovë – Prishtinë.

Në njoftim thuhet se pas pranimit të kësaj informate, njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, në asistencë edhe nga njësitë patrulluese nga stacioni policor në Klinë kanë marrë veprime të menjëhershme për ndalim të veturës së dyshuar.


Njësitë përkatëse pas marrjes së veprimeve kanë arritur që ta ndalojnë veturën e lartcekur, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

  • një veturë me targa vendore,
  • dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit mariuhanë me peshë rreth 1425 gramë (1 kg e 425 gramë).

Pas konfirmimit të urdhrit verbal, njësia policore nga DHTN në asistencë nga NjRSh- Gjakovë ka zbatuar urdhër-kontrollin në pronën/shtëpinë dhe dyqanin e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit si provë materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:

  • para në vlerë prej 14,075 euro
  • një qese najloni e mbushur me substancë e dyshuar për narkotikë e llojit mariuhanë me peshë rreth 536 gramë,
  • dy telefona mobilë,
  • një armë zjarri/revole, një (1) karikator dhe 12 fishekë të kal 9×19 mm.
  • Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor ndërsa rasti i kompletuar u dedikohet njësive policore kompetente për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori