Republika e Kosovës është paditur nga Bedri Selmani gjatë vitit 2019, në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit ICC, për kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur, me pretendimin se ndërprerja e kontratës për shfrytëzimin e pompave të benzinës ka qenë e kundërligjshme. Megjithatë, kjo gjykatë ka refuzuar kërkesëpadinë e paditësit Bedri Selmani dhe duke e urdhëruar të njëjtin që të paditurës Republikës së Kosovës, t`ia kompensojë shpenzimet e krijuara në këtë procedurë.
Sipas, një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, detyrimi i Bedri Selmanit ndaj Republikës së Kosovës kap shumën prej Shpenzimet e arbitrazhit: 1,302,165.38 USD dhe 71,653.305 euro, rimbursimi i paradhënies për kostot (shpenzimet e arbitrazhit): 175,000.00 USD.
Njoftim nga Ministria e Drejtësisë
Republika e Kosovës është paditur nga Bedri Selmani, më 29 prill 2019, në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit ICC, për kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur, me pretendimin se ndërprerja e kontratës për shfrytëzimin e pompave të benzinës ka qenë e kundërligjshme.
Paditësi këtë padi e ka ushtruar duke u bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Investime të Huaja, si shtetas i huaj, ndërsa shuma e pretenduar e paditësit në këtë kontest ka qenë rreth 65 milionë euro.
Ministria e Drejtësisë – Avokatura Shtetërore ka kontraktuar firmën ligjore Squire Patton Boggs, për përfaqësimin e këtij kontesti.
Avokatura Shtetërore gjatë tërë procedurës e ka mbështetur firmën e kontraktuar me sigurimin e provave, ekspertëve, dëshmitarëve dhe të gjitha dokumentet tjera të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës.
Pas ndërmarrjes së shumë veprimeve procedurale, seanca dëgjimore është mbajtur nga data 25 tetor deri me datën 30 tetor 2021.
Me datë 01.08.2022 Tribunali i Arbitrazhit (ICC) ka nxjerrë vendimin final në çështjen e Bedri Selmanit kundër Republikës së Kosovës, duke refuzuar kërkesëpadinë e paditësit Bedri Selmani dhe duke e urdhëruar të njëjtin që të paditurës Republikës së Kosovës, t`ia kompensoj shpenzimet e krijuara në këtë procedurë.
Pas kërkesës që i është bërë paditësit për përmbushje vullnetare të detyrimit sipas Vendimit final të Arbitrazhit, i njëjti nuk ka shprehur vullnet që të përmbushë detyrimet e tij sipas Vendimit të lartcekur ndaj Republikës së Kosovës.
Avokatura Shtetërore është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore brenda dhe jashtë vendit për ekzekutimin e vendimit, me qëllim të rimbursimit të shpenzimeve që janë shkaktuar gjatë mbrojtjes së këtij rasti.
Tani më, Avokatura Shtetërore, ka dorëzuar kërkesën për njohje dhe ekzekutim të vendimit final të Arbitrazhit, në Gjykatën Komerciale, në Prishtinë.
Detyrimi i Bedri Selmanit ndaj Republikës së Kosovës kap shumën prej: Shpenzimet e arbitrazhit: 1,302,165.38 USD dhe 71,653.305 euro; Rimbursimi i paradhënies për kostot (shpenzimet e arbitrazhit): 175,000.00 USD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj