LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Shqipërisë U17 do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista me futbollistët e ftuar

Kombëtarja e Shqipërisë U17 do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista me futbollistët e ftuar

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut këtë muaj.

Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri shqiptar Ervin Bulku do të luajnë dy miqësoret në datat 12 dhe 14 shtator. Federatat kanë gjetur dakordësinë që sfida e parë të luhet në Strugë në ora 15:00, ndërsa takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 16:00.


Sakaq, Ervin Bulku shpalli ditën e sotme edhe listën me 24 lojtarët e grumbulluar për këto ndeshje, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë aktivë dhe të ftuar edhe më parë nga ekipi kombëtar.

10 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe si Sampdoria, Lecce, Crystal Palace, Verona etj., ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Ekipi i drejtuar nga Bulku nis nga kjo e enjte përgatitjet për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, që shihen si një provë mjaft e vyer edhe në prag edhe të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Stafi teknik i ekipit kombëtar U-17 do të ketë mundësi që të shohë gjendjen e ekipit dhe të testojë këta lojtarë që pritet të jenë edhe grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Europianit, ku kombëtarja është shortuar në të njëjtin grup me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin. Ndeshjet do të zhvillohen në formën e një mini-turneu në Kroaci në muajin tetor, përkatësisht në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022.

Tekniku shqiptar ka pasur mundësi të zhvillojë disa seleksionime e grumbullime përgjatë këtij viti, teksa edhe gjatë muajit gusht, një pjesë e këtyre futbollistëve ishin pjesë e seancave stërvitore të bëra nga stafi i ekipit U-17.

Më poshtë, edhe lista e lojtarëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-17 dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut U-17:

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori