Poezi nga: Gazmend Bytyçi
Kur të lexosh poezinë e Xhevdet Bajrajt
Kujdes
të mos shkelësh në copëza të fëmijërisë së tij
Ndoshta s’ka problem
këtë e përballon ai
Se shpirtin ka hedhur në çdo varg
Por kujdes në strofa
Me zemra të ngjyrosura si rrushi i kuq
Aty sheh edhe shokë të tij që mbetën të rinj
Ushtari armik vendosi për ta
Gjithmonë të mbeten fëmijë
Deri në përjetësi
Nëse bash ke vendosur Xhevdetin ta lexosh
Imagjino zotat e poezisë
duke krijuar
çdo ditë nga një botë
e nga një duke shuar
Bëhu gati të shkelësh në çdo cep
Historie të atdheut
Në çdo qoshe njerëzimi
në çdo pllakë heronjsh
në çdo dashuri rinie
E hyjnie
Nëse ende s’ke frikë
Ha një kokërr rrush Rahoveci
përtype krejt ngadalë
derisa nuk dihet
nëse ke kafshuar gjuhën
Apo është bërë verë gjaku
në damarë duke të rrjedhë
Edhe nëse ke shok nga istikamet
e jetës
Seriozisht kujdes
nga mrekullia e vargjeve të tij
Rahovec, 24 korrik 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'