Në një debat në Parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz tha se Gjermania ka arritur diçka, që askush nuk e parashikonte para disa muajsh: rafineritë me gaz janë të mbushura.
Debati për buxhetin e vitit të ardhshëm, zhvilluar në Bundestag ishte i nxehtë. Jo vetëm partitë e opozitës, edhe ato të qeverisë, akuzuan njëra-tjetrën për gabime të bëra në të kaluarën, sidomos për sa i përket politikave energjetike.
Scholz tha se brenda një kohe shumë të shkurtër, Gjermania është shkëputur nga varësia nga gazi rus dhe se është në rrugën e duhur për të kapërcyer këtë dimër. Kancelari socialdemokrat ishte luftarak në debatin e përgjithshëm për buxhetin dhe iu përgjigj me kundërsulm kritikave të opozitës CDU/CSU.
Ai kritikoi ministrat e mëparshëm të CDU-së që e kishin penguar zgjerimin e kapaciteteve të energjisë me terminale të gazit të lëngshëm në bregun e Detit të Veriut.
Kancelari gjerman, i cili në qeverinë paraardhëse nën Angela Merkel ka qenë zëvendës dhe ministër i Financave, tha se kishin qenë ministrat e CDU-së në këtë qeveri, që i kishin bllokuar këto plane të tij.
Po ashtu, Scholz nuk i kurseu kritikat as për simotrën bavareze të CDU-së, Unionin Kristiansocial (CSU) që sipas kancelarit kishte bllokuar edhe ndërtimin e linjave për transmetimin e energjisë së erës nga Veriu i Gjermanisë në Bavari. Kancelari socialdemokrat e quajti këtë një gabim fatal.
“Është mirë që jeni në opozitë, që të mund të menaxhojmë zhvillimin industrial të vendit dhe të mos u shmangemi më problemeve të këtij vendi”, tha Scholz në drejtim të opozitës.
Merz kritikon daljen nga energjia bërthamore
Më parë kreu i opozitës, Friedrich Merz kishte kritikuar edhe mbylljen e reaktorëve bërthamorë sipas planit, të cilin e rikonfirmoi ministri i Energjetikës, Robert Habeck.
Merz kishte kërkuar lënien në punë të reaktorëve bërthamorë edhe për tre katër vjet. Ai tha se vendimi ishte një “kompromis i keq” dhe kërkoi nga Scholz që t’i jepte fund kësaj “çmendurie”, që sipas tij mund ta dëmtojë pakthyeshëm imazhin e Gjermanisë si vend i besueshëm biznesi.
Scholz i tha Merzit se ishte tepër i fiksuar në energjinë atomike dhe e mbrojti vendimin.
Edhe pakoja e lehtësimeve u kritikua nga Merz sidomos ndihmesa prej 300 euro që do t’u jepet të gjithë punëmarrësve në shtator, si kompensim për rritjen e çmimeve të gazit, duke shtuar se është më mirë të mbështeten ata që kanë nevojë sesa të ndahen nga 300 euro për të gjithë.
Scholz shtoi se njerëzit nuk janë naivë dhe e dinë se shteti nuk mund të parandalojë të gjitha efektet e luftës, por përsëriti se qeveria “do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët për të kapërcyer këto kohë të vështira”.
Në këtë kontekst, ai kujtoi lehtësimin prej 95 miliardë eurosh që ndihmojnë familjet dhe kompanitë dhe tha se kjo është thelbësore dhe se “kushdo që pretendon të kundërtën thjesht gënjen dhe dëshiron të mbjellë përçarje sociale”.
Scholz siguron mbështetje për Ukrainën
Kancelari ishte sulmuar ashpër nga Merz edhe për sjelljen ndaj Ukrainës. Ai akuzoi kancelarin se tërthorazi ka zgjatur luftën e Rusisë kundër Ukrainës me hezitimin e tij për të mos dërguar armët.
Scholz tha se Gjermania e ka mbështetur Ukrainën “në mënyrë shumë efektive edhe me armët e nevojshme të rënda”.
“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është detyrimi ynë për aq kohë sa është e nevojshme. Por do ta bëjmë në bashkëpunim me partnerët tanë”, tha ai.
Një minutë heshtje për Gorbachevin
Në fillim të seancës së sotme, Bundestagu nderoi me një minutë heshtje ish-presidentin e ndjerë sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili dha një kontribut të rëndësishëm për ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990.
Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas tha se Gorbachev solli një frymë të re në Kremlin.
“Gorbaçovi ishte kundër dhunës. Na dhemb thellë fakti që çdo gjë të cilën ai e ka mbrojtur, sot po dhunohet kaq hapur”, tha Bas.
Javë debatesh në Bundestag
Debati gjerman po diskuton këtë javë për buxhetin e vitit të ardhshëm.
U debatua për katër orë rresht për buxhetin e Zyrës së Kancelarit. Në vitin e ardhshëm, shpenzimet do të jenë 3.67 miliardë euro, një shumë kjo më e ulët në krahasim me 3.86 miliardë euro të ndarë për vitin aktual.
Kurse të ardhurat janë rritur në 166.5 milionë euro nga 103.5 milionë euro. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri