LAJMI I FUNDIT:

Rashiti: Vuçiqi nuk është i interesuar të pranojë asgjë nga Kosova, synon zvarritjen e dialogut sepse kështu përfiton Serbia

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe zvarritjen e këtij procesi tash e sa vite.

Teksa tha se nuk po i shihet fundi normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, shtoi se ka një akomodim nga Bashkimi Evropian dhe sidomos Serbia, e cila sipas tij po përfiton më së shumti nga ky proces.

“Nuk po e shohim fund e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Po shohim një akomodim nga perëndimi, konkretisht nga Bashkimi Evropian si dhe Serbia. Kanë zgjedhur të jetojnë me një dialog të pandalshëm”.


“Nga dialogu Serbia ka përfituar më së shumti dhe sigurisht që i konvenon që ta zvarrit këtë proces. Ndërsa, Kosova ka mbetur peng i një procesi që është dashur vetë ta çojë përpara”, deklaroi Rashiti.

Ai tha se duhet pajtim nacional kombëtar në Kosovë, ku tërë struktura politike duhet t’i thotë perëndimit që duhet t’i jepet fund dialogut.

Sipas tij, ideja e përshpejtimit të dialogut duhet të jetë agjendë vendore, jo ndërkombëtare.

“Kosova duhet ta gjejë rrugën t’i përafrohet institucioneve ndërkombëtare; NATO-s, Këshillit të Evropës e BE-së. Kosovës i duhet dialogu që kufijtë e saj mos të jenë burim i tensioneve. Edhe perëndimi e din që Serbia është fajtore, ajo dihet, por me rëndësi është që Kosova të mos jetë vend ku tensionet krijohen rreth saj”.

Naim Rashiti gjatë intervistës në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Mes tjerash, Rashti theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të mos pranojë asgjë nga rendi politik, juridik e institucional i Kosovës.

“Refuzon çdo gjë. Kjo është risi sepse ka pasur marrëveshje me Kosovën e po ashtu ka lejuar implementimin e tyre. Sivjet ka refuzuar me çdo kusht duke kërcënuar edhe sigurinë. Perëndimi do të duhej të merrej me këtë”.

“Çështja tjetër është kjo situatë në të cilën jemi e ka çuar BE-në në një rol menaxhim krizash, i cili nuk po arrin dot të krijojë një proces mirëfilli për dialog, por është një proces reagues e intervenues në menaxhim krizash. Kemi një situatë shumë të komplikuar dhe presidenti Vuciq po arrin të fshihet shumë mirë”.

Në këtë intervistë, Rashiti foli edhe për letrën e dërguar nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dy liderët e dy shteteve më të fuqishme evropiane kanë kërkuar lëvizje para dhe përgjegjësi të liderëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

E lidhur me këtë Rashiti tha se për herë të parë në histori letra të tilla po mbesin afatshkurta dhe ndikimi i tyre po zvogëlohet.

“Letra po vijnë gjithandej shumë shpesh. Por, situata është e atillë që shkurtohet memoria dhe bie pesha e atyre letrave. Në historinë e Ballkanit dhe sidomos konfliktit Kosovë-Serbi, kjo nuk ka ndodhur më parë, deri para 2-3 vitesh. Letrat e tilla po mbesin afatshkurta dhe ndikimi i tyre po zvogëlohet. Kjo duhet të jetë një nga brengat kryesore të shoqërisë në Kosovë dhe asaj në Serbi”.

“Këto letra vijnë gjithmonë pas krizave. Mbetet traditë që krizat, tensionet përsëriten mes Kosovës e Serbisë dhe marrëveshjet arrihen pas tensioneve. E këtu është paqëndrueshmëria më e madhe e procesit të dialogut”.

Naim Rashiti gjatë intervistës në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Ai theksoi se është legjitime të thuhet se duhet ristrukturim dhe riformatim i dialogut, por se në fakt ka pasur vetëm një lloj dialogu me Serbinë dhe një lloj marrëveshjeve.

“Nuk ka mundur të krijohet proces paralel i dialogut. Çështja e dytë është se prej kur ka ardhur në pushtet Albin Kurti, çdo letër që ka pranuar për urime ka pasur dy tema – pandeminë dhe dialogun. Pra, ky është një proces i etabluar tashmë dhe s’mund të devijojë si i tillë. Problemi është si ta bëjmë këtë proces më të frytshëm dhe të ec përpara më shpejt” përfundoi Rashiti.

Gjithashtu, ai foli edhe për skenarët dhe temat e ardhme në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori