LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në Tiranë: Njerëzit më paragjykonin për ngjyrën e lëkurës time kur ju tregova që jam shqiptare

Rita Ora në Tiranë: Njerëzit më paragjykonin për ngjyrën e lëkurës time kur ju tregova që jam shqiptare
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbërritur ditën e djeshme (e diel), në Tiranë.

Përpara koncertit gjigant që do ta mbajë në sheshin “Skënderbej” të martën, Ora u nis për në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, shoqëruar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo takoi nga afër shumë nxënës dhe të diplomuar nga liceu, të cilëve nuk nugroi t’iu jepte përgjigje të shumta në pyetjet që ata parashtronin.


Rita Ora në Tiranë (Foto: Erion Veliaj/Instagram)

Një prej pjesëmarrësve në sallë e pyeti këngëtaren se si ia doli të depërtonte në tregun ndërkombëtar, kur në fakt ishte shqiptare.

Dhe 31-vjeçarja tha se nuk ka qenë edhe shumë e lehtë, pasi në fillimet e saj njerëzit e paragjykonin për prejardhjen, madje edhe për ngjyrën e lëkurës së saj.

“Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm. Dhe ata ishin si: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë isha: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekziotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht”, ka thënë këngëtarja e hitit “Let You Love Me” në përgjigjen e saj.

Rita Ora mahniti publikun me interpretimin, ndërsa u shfaq me paraqitje provokuese në Munih
Lexo po ashtu Rita Ora mahniti publikun me interpretimin, ndërsa u shfaq me paraqitje provokuese në Munih

Tutje, ajo u shpreh se e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj që në fillimet e karrierës, pa marrë parasysh për atë se çfarë të tjerët do të thonin për prejardhjen e saj. /Telegrafi/

https://youtu.be/lgAW-dfovBk?t=597

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Scarlett Johansson tregon rregullin e saj të rreptë për ta ruajtur privatësinë e vajzës

Scarlett Johansson tregon rregullin e saj të rreptë për ta ruajtur privatësinë e vajzës

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kalo në kategori