LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon

OBRM-PDUKM: Qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon

“LSDM-ja mundohet të mbulojë situatën katastrofale në sektorin e energjisë me justifikime dhe fajësim të tjerëve. Kriza energjetike në Maqedoni është e metastazuar për shkak të krimit dhe korrupsionit të pushtetarëve të udhëhequr nga SDS-ja antimaqedonase. Si në krizën ekonomike, ashtu edhe në atë shëndetësore, edhe në këtë krizë energjetike për shkak të paaftësisë dhe kriminalitetit të qeverisë, Maqedonia po e bën më të keqen”.

Kështu thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, prej ku shtojnë se sipas EURSTAT, ekonomia maqedonase paguan energjinë më të shtrenjtë në krahasim me vendet e rajonit.

“Gjithashtu, krahasuar me pagën që marrin, qytetarët paguajnë një nga çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike në krahasim me vendet e rajonit. Prodhimi vendor i energjisë elektrike është në nivel rekord të ulët dhe ekonomia humbet mbi 1 milion euro në ditë duke paguar rrymë të shtrenjtë për shkak të Qeverisë antimaqedonase SDS, e cila bën krime duke importuar rrymë të shtrenjtë”.


“Nëse kësaj i shtohet edhe vjedhja miliona dollarëshe e energjisë elektrike e toleruar nga qeveria dhe e paguar nga qytetarët në faturat e tyre, atëherë rezulton se populli dhe ekonomia po paguajnë dyfish për punën e papërgjegjshme dhe kriminale të kësaj qeverie”.

“Gënjeshtra që SDS kërkon ta përsërisë njëqind herë për ta kthyer në të vërtetë nuk kalon. Numrat janë të pamëshirshëm. Kovaçevski tani e blen rrymën 30 për qind më shtrenjtë se HUPX, ndërsa presidenti Mickoski si drejtor bleu 40 për qind rrymë më të lirë për njerëzit”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori