U bë një javë prej qëkur ka filluar greva e përgjithshme e thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) e cila është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale. I menjëhershëm ka qenë një vendim i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht i Ministrisë së Financave duke mosekzekutuar pjesërisht pagat në sektorin publik në fillim të muajit shtator, për muajin gusht.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po e konsideron të palogjikshme dhe të padrejtë që grevistëve t’iu pezullohen apo ndalen pagat.
Ai tha se këto veprime hyjnë në kuadër të masave represive dhe hakmarrëse.
“Veprimet e Ministrisë së Financave dhe qeverisë, hyn në kuadër të masave represive dhe hakmarrëse, andaj si të tilla mund të konsiderohen se nuk janë proporcionale”, tha Miftaraj, për Telegrafin.
Ai po ashtu tha se Kosova me ligj garanton të drejtën për grevë dhe se Qeveria e Kosovës nuk është duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e grevistëve.
Miftaraj tha se sindikata është kujdesur që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që greva të jetë e ligjshme dhe në pajtim me obligimet që dalin nga ligji.
“Kosova me ligj garanton të drejtën për grevë, përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen e të punësuarve në Kosovë në grevë. Përjashtimisht kjo e drejtë nuk është për disa prej organeve të tjera me interes të veçantë për Republikën e Kosovës. Përderisa, sindikata ka paralajmëruar grevën muaj më parë dhe është kujdesur që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që greva të jetë e ligjshme dhe në pajtim me obligimet që dalin nga ligji. Përderisa në aspektin ligjor, sindikata është kujdesur deri në detaje që greva të jetë në pajtim me ligjin dhe praktikat ndërkombëtare, që dalin nga konkluzionet apo rekomandimet e ekspertëve ligjorë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës”, ka thënë ai.
Ai tha se fatkeqësisht nuk janë duke pa vullnet nga ana e Qeverisë për të zhvilluar dialog konstruktiv me grevistët.
“Në anën tjetër, fatkeqësisht, nuk është se jemi duke parë vullnetin e duhur nga ana e Qeverisë për të zhvilluar dialog konstruktiv me grevistët dhe duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e tyre”, shtoi ai.
Miftaraj u shpreh se qeveria dhe grupet e interesit të lidhura me qeverinë janë duke e lexuar një nen të ligjit mbi grevat në mënyrë të izoluar.
“Fatkeqësisht, si qeveria ashtu edhe grupe të interesit të lidhura me qeverinë, janë duke e lexuar një nen të ligjit mbi grevat në mënyrë të izoluar duke anashkaluar interpretimin e qëllimit të legjislacionit që ndërlidhen me Grevat, Bashkimin Sindikal, dhe çështjet tjera që lidhen me të drejtat e grevisteve në kontekstin Kosovar”, tha Miftaraj.
Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje kishte thënë se “s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë”. /Telegrafi/
Më poshtë mund ta lexoni Ligjin për Greva të Republikës së Kosovës:
https://ip.rks-gov.net/wp-content/uploads/Ligji-per-Greva.pdf
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë