LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ekonomia shënon humbje mbi 1 milion euro në ditë, vetëm nga pagesa e energjisë elektrike me çmim të rritur

OBRM-PDUKM: Ekonomia shënon humbje mbi 1 milion euro në ditë, vetëm nga pagesa e energjisë elektrike me çmim të rritur

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një deklaratë për media ka kritikuar qeverinë për mos menaxhim të duhur të situatës me krizën ekonomike dhe energjetike në vend.

Sipas tyre, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ekonomitë vendase vazhdimisht po shënojnë humbje.

“Ekonomia humb mbi 1 milion euro në ditë duke paguar rrymë të shtrenjtë për shkak të Kovaçevskit. Qeveria që të mund të bëjë krime, importon rrymë të shtrenjtë në vend që ta prodhojë në kapacitete vendore, me çmime shumë më të ulëta. TC Negotinë funksionon me kapacitet 90 megavat, ndërsa 130 megavat janë të pashfrytëzuara. Është energjia elektrike që importohet nga jashtë me çmime në bursë dhe mund të prodhohet në Maqedoni me çmim prej 150 deri në 170 euro për megavat orë. Me këtë kompanitë do të paguanin pak më shumë se 200 euro për energji elektrike për megavat orë. Dhe ata do të kursejnë katër herë. LSDM po sjell shkatërrim sepse nuk e ka blerë me kohë naftën dhe nuk janë bërë përgaditjet e duhura”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga OBRM-PDUKM thonë se kur shtetet tjera përgaditeshin për dimrin e vështirë, qeveria e Maqedonisë nuk ndërmori asnjë masë.

“Kur të gjithë në rajon dhe në Evropë u furnizuan me gaz, produkte nafte dhe naftë, Kovaçevski shiti historinë dhe identitetin, në vend që të kapte dhe të përgatiste vendin për dimrin e vështirë që po vinte. Energjia elektrike në bursat botërore do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë! Nëse vonohet sërish, dëmi do të jetë shumë i madh. Partia jonë tha para gjysmë viti se çfarë duhet të bëjë qeveria për të parandaluar goditjen e çmimit të rrymës, por qeveria nuk zbaton asnjë propozim nga OBRM-PDUKM-ja”, thuhet në njoftimin e partisë.

Kujtojmë se vendi aktualisht ka shpallur krizë energjetike si dhe janë në funksion masat për kursim energjetik.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori