Rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës kërkesa e grevistëve – 100 euro në muaj për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, deri në miratimin e Projektligjit për paga.
Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83.000. Nga 100 euro në muaj, buxhetit të Kosovës i kushton rreth 8.3 milionë euro.
Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për 100 euro shtesë është për të gjithë punëtorët në sektorin publik – edhe për ata të cilët nuk janë në grevë.
Në Kosovë, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, por Jasharaj i cili është edhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), tha se nisja e vitit të ri shkollor i gjen “nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë”, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre.
Grevën e BSPK-së, siç tha Jasharaj, e kanë përkrahur edhe policët e zjarrfikësit, por në bazë të Ligjit për greva, ata nuk kanë të drejtë ta organizojnë atë.
“Qeveria, po pati vullnet mund ta realizojë pa probleme të mëdha kërkesën tonë. Ky do të ishte një mesazh i mirë për të punësuarit se Qeveria po kujdeset për ta në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, në këtë kohë krize”, deklaroi Jasharaj.
“Ne po kërkojmë vetëm 100 euro në muaj shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga. Punëtorët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Jo më shumë se 100 euro, nuk duam të vëmë as qeverinë në pozitë të keqe”, tha Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike.
Ndërkohë, autoritetet kompetente në Kosovë kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit. Përditësimi i listës së pagave është i nevojshëm për autoritetet pas grevës të nisur.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 29 gusht në një konferencë për media i paralajmëroi grevistët se nuk do ta marrin pagën e plotë derisa janë në grevë.
“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, tha Murati.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 1 shtator se sindikalistët që janë në grevë, nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar Projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht.
Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.
Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ofruar ndonjë shpresë se do të miratojë kërkesën e BSPK-së për 100 euro shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga.
Kurti më 1 shtator tha se projektligji ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik.
Pasi të kalojë diskutimet, ai duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend. Pas kësaj, publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.
REL ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se a ka buxhet për të përmbushur kërkesën e grevistëve, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Ndërkohë, sipas të dhënave të muajit korrik të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), para të gatshme në buxhetin e Kosovës janë mbi 700 milionë euro.
Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, konsideron se Qeveria e Kosovës do të duhet të marrë parasysh kërkesën e grevistëve dhe ta jetësojë atë.
Ai tha se të hyrat në buxhetin e Kosovës kanë shënuar rritje gjatë këtij viti.
“Rritja e të hyrave buxhetore është si rezultat i rritjes së çmimeve, pra në buxhetin e Kosovës ka mjete për kërkesën e grevistëve. Stoku i parave të gatshme në buxhetin e Kosovës është mbi 600 milionë euro”, tha Shatri.
Shatri thekson se në rastin më të mirë procedurat deri në zbatimin e Projektligjit për paga nuk mund të nisin para vitit 2024.
“Deri në atë kohë me këtë inflacion e këto paga, nuk mund të qëndrojnë punëtorët”, shton Shatri.
Greva e sindikatave për 100 euro shtesë po mbahet për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të punëtorëve nga rritja e çmimeve të konsumit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova po përballet me një inflacion të lartë.
Norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14.2 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.
Rritja e çmimeve ka nisur nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt.
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht në deklarimet e tyre kanë thënë se gjatë këtij viti janë shënuar rritje të të hyrave buxhetore.
Të hyrat në Doganën e Kosovës mbushin arkën e shtetit, njëjtë sikurse të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës.
Në një përgjigje me shkrim të Doganës së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë thuhet se në dy vitet e fundit kanë rritje të mbledhjes së të hyrave.
“Vitin e kaluar është shënuar një rezultat rekord i mbledhjes së të hyrave ku janë grumbulluar gjithsej 1.37 miliard euro apo 30.63 për qind më shumë krahasuar me 2020”.
“Rritje e të hyrave është shënuar edhe në periudhën janar – korrik. Në këtë periudhë janë mbledhur 883 milionë euro apo afër 14 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.
Edhe Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se janë rritur të hyrat.
Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti, sipas ARK-së janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar ka tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.
Buxheti i Kosovës i vitit 2022 është mbi 2.7 miliardë euro.
Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 484 euro./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A