Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së pas vizitës në shkollën e mesme teknike, “28 Nëntori”, vizituan edhe shkollën fillore, “Naim Frashëri”, në Prishtinë.
Këtu, ata paralajmëruan ministrin e Financave, Hekuran Murati se në rast se nuk i ekzekuton të gjitha pagat deri nesër, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj tij.
Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherësh edhe kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se pavarësisht rrugëtimit nëntë muaj, duke kërkuar institucionet për realizimin e kërkesave në mënyrë që mos të ndodhë greva, asnjëra prej tyre nuk është përfillur.
Ndërsa, tha se nuk do të dorëzohen pavarësisht presioneve nga Qeveria.
“Dje ministri Murati në vend se të dërgojë mesazhe pozitive, të ulemi dhe të bisedojmë, në vend që znj. Nagavci të thotë po ulemi dhe bisedojmë dhe të na urojë me ndonjë mesazh, ndodhi ajo më e papritura e cila është gjykuar nga pjesa më e madhe e popullit… Gjithë kjo po bëhet me qëllim që të na gjunjëzojnë, që ne të dorëzohemi dhe pastaj ata të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin, me idetë e tyre. Ne nuk do të dorëzohemi, pavarësisht presioneve e nxitjeve që Qeveria do të bëjë , personalisht edhe ndaj meje, nuk do të dorëzohem, do të jem zëri juaj”, thotë ai.
Ai po ashtu tha se greva do të përfundojë kur të realizohen kërkesat e tyre.
Më tej, Jasharaj tha se presin nga Qeveria sot, të merren me zgjedhjen e këtyre problemeve. Sipas tij, më me kërcënime e presione nuk arrihet asgjë e mirë.
“Uroj që Qeveria ta ketë kuptuar se me asnjë masë ndëshkuese s’mund të na gjunjëzojë sepse jemi në rrugën tonë, uroj që Qeveria Kurti, Nagafci, Murati të ulen që sot dhe të na thirrin edhe neve dhe të fillojmë me zgjedhjen e këtyre problemeve. Sepse me kërcënime e presione nuk arrihet asgjë e mirë, por gjendja shkon vetëm duke u përshkallëzuar”, thotë ai.
Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist në SBAShK, thotë se greva po respektohet dhe ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë pozitivisht karshi kërkesave të tyre.
“Greva po respektohet dhe kështu do të shkojmë edhe më tutje… Qeveria të reflektojë pozitivisht, të bënë zgjidhjen e kërkesës sonë që e kemi shumë minimale, karshi shtrenjtimeve të shumta”, thotë ai.
Ymer Ymeri, koordinator i SBAShK-ut, tha se nëse pagat nuk ekzekutohen deri në ditën e nesërme, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Nëse pagat nuk ekzekutohen gjatë datë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme, ne do të angazhojmë një ekip të avokateve dhe do të bëjmë padi shtesë për ministrin Murati ashtu si ja kemi bërë dje, një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit për shkak të ndërhyrjes në grevë. Qëllimi i ministrit Murati është thyerja e grevës”, thotë ai.
Ndërsa i është përgjigjur deklaratës së Muratit rreth çështjes së të hyrave.
“40 % të pagave shkojnë në shoqatë sindikale dhe për ato pare që shkojnë në sindikatë, jep llogari shoqata sindikale dhe jo SBAShK-u, 10% e tyre shkojnë në nivel komunal që japin llogari shoqatat komunale, 12% e asaj pjese paguhet anëtarësia në BSPK, dhe pjesa tjetër e mbetur prej 12 % shkon për pushim që i dërgojmë rreth 420 arsimtar në deti, ndërsa një pjesë tjetër paguhet internacionalja botërore e arsimit dhe mbesin 30 % në SBAShK… Qëllimi kryesor i ministrit Murati është që ne me u marrë me këto dhe mi lënë kërkesat tona. Asnjë përgjigje nuk do ja japim askujt deri ta përfundojmë kërkesën që kemi për anëtarësi”, thotë ai. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj