Policia amerikane në qytetin e vogël Menifee në Arkansas, ku jetojnë vetëm 274 banorë, për një vit nuk do të mund të shqiptojë tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Arsye “për këtë ndalesë” është fakti që policia e Manifee tashmë ka shqiptuar më shumë tiketa nga viti 2018, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 janari i vitit 2018 e deri më 24 gusht 2022, janë shqiptuar 2.318 tiketa për tejkalim shpejtësie, e për këtë Menifee ka shënuar një rritje të hyrave.
THV11 raporton se gjatë vitit 2020 të hyrat në Manifee janë rritur për 120 mijë dollarë vetëm nga shqiptimi i tiketave për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë – që është 50 për qind e të hyrave totale të Menifee.
Megjithatë, Arkansas ka një ligj që të hyrat nga tiketat e shqiptuara për mosrespektim të rregullave në trafik, nuk guxojnë të tejkalojnë shifrën prej 30 për qind të të hyrave totale.
Kështu policia në këtë qytet amerikan, gjatë periudhës njëvjeçare nuk mund të shqiptojë tiketa tjera për shkeljet që bëhen në trafik.
Kryetari i Manifee pretendon se policia është urdhëruar të tolerojnë shpejtësinë më të madhe prej 16 kilometra në orë se sa që parashihet me ligj, por ata deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ai gjithashtu theksoi se rritja e të hyrave gjatë vitit 2020, është si rezultat i pagesave që janë bërë për dënimet më të vjetra.
E pavarësisht të gjitha këtyre, policia lokale më nuk guxon të ndëshkojë shkelësit për tejkalim shpejtësia, e kjo ndalesë do të zgjasë një vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'