LAJMI I FUNDIT:

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë “të butë”

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë “të butë”

Shumë entuziastë besojnë se Subaru WRX ka një performancë “të butë”.

Madje, versioni i ri i veturës thuhet të jetë më shumë një sedan normal me një turbo të bashkangjitur.


Por, një video e publikuar së fundmi e vërteton të kundërtën, përcjell Telegrafi.

Kanali Team O’Neil në YouTube ka postuar një video ku Wyatt Knox vozit dhe manovron me WRX të cilën ai e quan “shumë të përsosur”.

Me një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat dhe 272 kuaj fuqi, Knox thotë se vetura është më e shpejtë nga sa priste ai.