LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon sot Abdixhikun e Haradinajn, Krasniqi i PDK-së refuzon ftesën

Kurti takon sot Abdixhikun e Haradinajn, Krasniqi i PDK-së refuzon ftesën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë që të takohen për t’i informuar lidhur me takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut.

E takimi me partitë opozitare do të mbahet sot, ndërsa pjesëmarrjen e ka konfirmuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të AKK-së, Ramush Haradinaj do të mbahet në orën 15:00 në Kuvendin e Kosovës.


Por, Partia Demokratike e Kosovës, me në krye Memli Krasniqin nuk iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për tu takuar, duke thënë se është i gatshëm për takim vetëm kur procesi i dialogut të ketë avancim dhe diskutim konkret mbi arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, ai pranon ftesën.

“Kam pritur një proces më transparent dhe më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut. Deri më tani, informimin e vetëm dhe të detajuar, LDK e ka pranuar vetëm nga aleatët ndërkombëtarë – të cilët në vazhdimësi i kanë qëndruar Kosovës në krah. Në këtë drejtim, dua të falënderoj në veçanti të dërguarin amerikan për Ballkan z. Escobar, ambasadorin amerikan në Prishtinë z. Hovenier; sikurse dhe të dërguarin e BE-së z. Lajçak. Në takime me ta, kam rikonfirmuar mbështetjen e plotë për masat e reciprocitetit; sikurse kam dhënë mbështetjen e plotë për vet procesin e dialogut”, tha ai.

Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit: Çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore
Lexo po ashtu Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit: Çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore

Abdixhiku më tej shprehet se publiku kosovar ndërsa, mbetet ende i painformuar mbi këtë proces; siç mbetet i painformuar edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Dy javë pas takimit në Bruksel, kryeministri ka zgjedhur të informoj spektrin politik në vend. Këtë qasje të mbyllur e kemi kritikuar gjithherë edhe kur ky kryeministër ndante opozitën me ne.

Qëndrimi ynë për dialogun është i qartë dhe i pandryshueshëm. Ne besojmë se dialogu është interes kombëtar i Kosovës, dhe jo prioritet i fundit, siç besoj ta ketë mësuar kryeministri tashmë. Besojmë se nëpërmjet dialogut Kosova duhet të arrijë drejt marrëveshjes finale me njohjen reciproke në thelb të saj”, tha kreu i LDK-së.

Sipas tij dialogu i copëzuar, për tema teknike e jo për kornizën e gjithëmbarshme, është në interes të Serbisë edhe atëherë kur arrihen fitore të pjesshme për ne.

“Sot Kosova duhet të ulet e insistojë për marrëveshjen finale, me SHBA-të dhe BE-në si garantuese të saj. Është detyrë e kryeministrit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese në përmbylljen e këtij procesi vital për shtetin tonë. LDK do të mbështesë çdo marrëveshje finale që plotëson të tri kriteret e padiskutueshme: 1) respektimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës; 2) ruajtjen e integritetit territorial të vendit; dhe 3) sigurimin e njohjes reciproke. Këtë qëndrim do t’ia bëjë të qartë kryeministrit Kurti”, u shpreh ndër të tjera kryetari i LDK-së.

Ai po ashtu rikujtoi se LDK ka mbështetur vendimet që synojnë shtrirjen e ligjshmërisë e mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

“Nga tema e referendumit e deri tek ajo e reciprocitetit, LDK ka dhënë mbështetje të qartë dhe të menjëhershme në komunikim të brendshëm. Të njëjtin mesazh mbështetjeje e kemi përçuar në çdo komunikim tonin me faktorin ndërkombëtar.

Kjo mbështetje nga eksponentë të partisë në pushtet është përdorur me qëllime keqinformimi, sa të jepej përshtypja se relacioni s’bëhet me Serbinë por me opozitën në vend; ndërsa nga zërat kritik të shoqërisë mbështetja jonë është parë si shenjë e opozitarizmit të dobët.

Të vetëdijshëm mbi kritikat dhe mospajtimet rreth qasjes sonë, për dallim nga e kaluara jonë polarizuese që ky pushtet e ka ushqyer gjithmonë, ne kemi zgjedhur që përballjen për sovranitet e ligjshmëri kundrejt Serbisë të mos e bëjmë temë nacionale në Kosovë. Shtetin dhe pushtetin e dallojmë në thelb të veprimit tonë politik. Jo se është dalluar në të shkuarën, por s’jemi si ta, s’duam të bëhemi si ta.

Gjithsesi, presim që këtë interes kombëtar tonin, institucionet e vendit ta ushtrojnë në dialog në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtar – në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe se çdo devijim nga ky synim, çdo vonesë në këtë drejtim, është me pasoja të mëdha për vendin tonë dhe të ardhmen euroatlantike që Kosova synon”, shprehet Abdixhiku.

E ftesën e Kurtit për takim e ka pranuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim: Për tema nacionale nuk ka qeveri e opozitë
Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim: Për tema nacionale nuk ka qeveri e opozitë

Ai thekson se për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

“Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Aleancën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar,  ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel”, shkruan Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së ka refuzuar ftesën për takim.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është i gatshëm për takim vetëm kur procesi i dialogut të ketë avancim dhe diskutim konkret mbi arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjegjësi tuajat. Megjithatë, unë mbetem i hapur dhe i gatshëm që të takohem me ju në momentin kur të ketë avancim të procesit të dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi.

​Memli Krasniqi nuk i shkon në takim Kurtit
Lexo po ashtu ​Memli Krasniqi nuk i shkon në takim Kurtit

Ai e ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së karshi dialogut.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës mbetet i njëjtë dhe konsistent, në mbështetje të Dialogut, të fokusuar në arritjen e marrëveshjes finale, që sjell njohjen e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe që mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shtoi Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka potencuar se në procesin e dialogut, PDK-ja ia ka dhënë hapësirën e nevojshme qeverisë për të kryer detyrat në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i pa alternativë për arritjen e paqes dhe qëllimeve tona shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori