LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Bizneset në RMV paguajnë energji elektrike me çmim më të lartë në rajon

Mickoski: Bizneset në RMV paguajnë energji elektrike me çmim më të lartë në rajon

Pavarsisht mohimeve të autriteteve të vendetit se bizneset nuk paguajnë energji më të lartë se kolegët e tyre në rajon, Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ngel në qendrimin se bizneset paguajnë fatura më të larta dhe ai nuk pret që autoritetet do të pranojnë se janë të paaftë për të menaxhuar sektorin e energjisë elektrike.

“Nuk pres që autoritetet të dalin dhe të pranojnë se po vjedhin nga qytetarët dhe se janë të paaftë, d.m.th se nuk dinë të menaxhojnë sistemin energjetik, por e vërteta është se biznesmenët tanë, sipas Eurostat-i, jo sipas OBRM-PDUKM-së, në gjysmën e dytë të vitit 2021, ata paguajtën dyfishin e çmimit të energjisë elektrike sesa kolegët e tyre në Kosovë, për shembull. Ata paguajnë energjinë elektrike më të shtrenjtë se kolegët e tyre në Serbi, Mal të Zi, Turqi dhe fjalë për fjalë kudo, domethënë, shkurtimisht, ata po bëhen gjithnjë e më konkurrues dhe për fat të keq, një pjesë e madhe e bizneseve të tyre do të duhet të mbyllen”, theksoi Mickoski.

Gjithashtu ai u bëri thirrje autoriteteve që të mos vazhdojnë me kokëfortësi, të ndalojnë vjedhjet dhe të fillojnë të prodhojnë energji elektrike që do të përfundojë në ndihmë të ekonomisë.