Figurat opozitare çeçene, Akhmed Zakaev, dhe Dzhambulat Suleimanov, kanë mohuar përfshirjen në aksione në Kosovë të grupeve “të caktuara çeçene dhe çerkeze”, siç pretendoi më 21 gusht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 gusht deklaroi në Beograd se Serbia ka informacione se para përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës më 31 korrik, një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.
Ai tha se detyra e tyre ishte të vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe të rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.
“Qëndrimi i një grupi që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H.A. dhe M.A, persona të lidhur me Dzhambulat Suleimanov dhe Akhmed Zakaev, kundërshtarë të njohur të Ramzan Kadyrov, është evidentuar”, tha Vuçiq.
Por, Akhmed Zakayev, kryeministër në mërgim i Republikës çeçene të Içkerisë, pavarësia e së cilës nuk njihet, i tha Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se “nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë”.
Dzhambulat Suleimanov, që udhëheq Komitetin çeçen të Fondacionit Shtetëror “Tolam”, me seli në Evropë, tha të njëjtën gjë.
“Mendoj se ky është një provokim nga ana e Serbisë, aleates së Rusisë”, tha ai.
Ata po ashtu thanë se nuk i njohin personat që Vuçiqi i përmendi më 21 gusht.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference në Beograd po ashtu tha se këta persona më 3 gusht janë takuar me shtetasin turk D.I.H në Zubin Potok, në veri të Kosovës.
“Ata shprehën interesim për gatishmërinë e serbëve për t’iu kundërvënë autoriteteve në Prishtinë, se si dhe në çfarë mënyre mund të ofrojnë informacione për shërbimet e tjera të huaja të inteligjencës për të neutralizuar grupet e armatosura të serbëve në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.
Sipas tij, këto grupe çeçenësh dhe çerkezësh kanë hyrë në Kosovë me një automjet me targa të Novi Pazarit, qytet në Serbi.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me pyetjen nëse kanë informacione për këto pretendime të Vuçiqit se tre personat me enti çeçene dhe çerkeze kanë hyrë në Kosovë. Por, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.
Serbia dhe Republika ruse e Çeçenisë nuk kanë raporte intensive ekonomike dhe politike, por në fund të qershorit të vitit 2021, një delegacion i Forumit Mysliman Evropian, që udhëhiqet nga Abdul-Wahed Niyazov, i cili në Rusi konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, kishte vizituar Novi Pazarin.
Ai kishte premtuar se me mjete të Republikës Çeçene do të ndërtohej Qendra arsimore islamike për mësimin e Kuranit. Ky institucion është thënë se do të emërohej pas Ahmad Kadyrov, babai i liderit aktual çeçen, Ramzan Kadyrov.
Abdul-Wahed Niyazov, së bashku me një delegacion të Forumit Mysliman Evropian, kishin vizituar Kosovën më 6 korrik të vitit 2021. Atëbotë, kryeimami i Kosovës, Vedat Sahiti, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka pasur informata se me kë kanë afërsi anëtarë të caktuar të këtij delegacioni dhe as me pretendimet që Niyazov është i afërt me Kremlinin./REL
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?