LAJMI I FUNDIT:

“Vuçiq ka gënjyer”, “Presion i stilit Millosheviq, do të dështojë” – reagimet që erdhën nga Kosova pas konferencës së presidentit serb

“Vuçiq ka gënjyer”, “Presion i stilit Millosheviq, do të dështojë” – reagimet që erdhën nga Kosova pas konferencës së presidentit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme (e diele) ka takuar në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Pas takimit me Listën Serbe, Vuçiq në një konferencë për media tha se në takimin e fundit në Bruksel, Kosova ka refuzuar të gjitha propozimet e Beogradit, derisa ka përmendur 6 pikat që i ka paraqitur kryeministri Albin Kurti në tryezën e dialogut.


Presidenti serb tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”.

Vuçiq tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të propozuara nga Kosova
Lexo po ashtu Vuçiq tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të propozuara nga Kosova

Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Prishtina ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe, shkruan Telegrafi.

Vuçiq përsëriti se në Bruksel është kërkuar që të kthehen targat KS, për të zëvendësuar ato që i lëshon Serbia për Kosovën (KM, UR, PR e të ngjashme), por ky propozim është refuzuar.

E pas këtyre deklaratave kanë ardhur edhe reagimet nga Qeveria e Kosovës dhe Presidenca.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi ndaj deklaratës së presidentit serb lidhur me Policinë e Kosovës. Sveçla u shpreh se Vuçiq ka gënjyer dhe se gjatë konferencës së tij ka pasur shtrembërime të qëllimshme.

Sveçla: Vuçiq gënjeu për Policinë e Kosovës, gjatë konferencës pati shtrembërime të qëllimshme
Lexo po ashtu Sveçla: Vuçiq gënjeu për Policinë e Kosovës, gjatë konferencës pati shtrembërime të qëllimshme

“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK), nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Reagim pati edhe nga ana e Presidencës së Kosovës. Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, ka thënë se institucionet e Serbisë, javët e fundit kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

Sipas Velës, një numër i madh i qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviq’ do të dështojë
Lexo po ashtu Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviq’ do të dështojë

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet ta dijë se ky presion, siç tha ai, i stilit Millosheviq, do të dështojë.

“Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiq duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviq’ do të dështojë!”, u shpreh Vela.

Ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, reagim pati edhe nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e cila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka shkruar se “duket që prania e forcave amerikane dje në veri iz zuri në fyt Vuçiqit konferencën për media”.

Tahiri gjithashtu theksoi se Vuçiqi e ka shtyrë këtë konferencë disa ditë pas bisedimeve në Bruksel, që ajo i quajti të dështuara, shkruan Telegrafi.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel, që kishin synim uljen e tensioneve, përfunduan pa marrëveshje.

Tahiri: Prania e forcave amerikane në veri të Kosovës ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën
Lexo po ashtu Tahiri: Prania e forcave amerikane në veri të Kosovës ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtur dy vendimet e Qeverisë në Kurtit, për targat dhe dokumentet serbe.

Por, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për një muaj.

Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Këtë dokument, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës qe 11 vjet dhe derivon nga Marrëveshja për lirinë e lëvizjes që palët kanë arritur në Bruksel më 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori