LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tha se çeçenët kanë komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës, reagon Presidenca: Këto dezinformata po mbështeten nga mediet pro-qeveritare

Vuçiq tha se çeçenët kanë komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës, reagon Presidenca: Këto dezinformata po mbështeten nga mediet pro-qeveritare

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se forcat çeçene dhe çerkeze po komplotojnë për të vrarë serbët lokal në vendin tonë.

Këto narrativë të Vuçiqit e kanë mbështetur mediet të cilat janë pro-qeverisë së tij në Serbi, shkruan Telegrafi.


Ndaj këtyre pohimeve, duke i quajtur shpifje, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviq’ do të dështojë
Lexo po ashtu Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviq’ do të dështojë

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela në një shkrim në Twitter ka thënë se këto deklarata janë shpifja e radhës së Vuçiqit dhe se i shërbejnë narratives së Rusisë.

“Mediet pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga Aleksanadar Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë. Asnjë çeçen apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narratives së Rusisë”, ka theksuar Vela. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori