LAJMI I FUNDIT:

“Krejt kemi me të mbyt”, IPK nis hetimet rreth fjalosjes mes policit dhe qytetarit në Prishtinë

“Krejt kemi me të mbyt”, IPK nis hetimet rreth fjalosjes mes policit dhe qytetarit në Prishtinë

Në një video-incizim të bërë dje në Prishtinë, dëgjohet teksa një zyrtar policor fjaloset me një qytetar, i cili dyshohet se ka goditur me motoçikletën e tij një polic.

“Zani mos të nihet”, dëgjohet polici teksa i bërtet qytetarit.


”Çka të kam bo o vlla”, dëgjohet të thotë i dyshuari, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet tutje: ”A e shkele policin majmun?”.

I dyshuari: ”Pse me dol ai në udhe? – m’keni rreh, më keni sha me nanë”.

Më pas polici i thotë “krejt kemi me të mbyt”.

“Zani mos të nihet, krejt kemi me të mbyt” – polici fjaloset me të dyshuarin pas një aksidenti
Lexo po ashtu “Zani mos të nihet, krejt kemi me të mbyt” – polici fjaloset me të dyshuarin pas një aksidenti

Lidhur me këtë rast Telegrafi ka dërguar pyetje në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se kanë filluar hetimet.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se pas publikimit të video incizimit në medie, hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare kanë filluar një hetim paraprak”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

E policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policor dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori