LAJMI I FUNDIT:

Hakerët rusë sulmuan ueb-faqet e institucioneve, eksperti Sheremeti: Nevojiten masa të menjëhershme e më të fuqishme të sigurisë kibernetike  

Hakerët rusë sulmuan ueb-faqet e institucioneve, eksperti Sheremeti: Nevojiten masa të menjëhershme e më të fuqishme të sigurisë kibernetike  

Arian Sheremeti, ekspert në menaxhimin e zgjidhjeve komplekse të sistemeve për siguri të informacionit ka bërë të ditur se faqet e internetit të institucioneve kryesore qeveritare në Kosovë, duke përfshirë presidentin, kryeministrin dhe portalin qeveritar—ishin në shënjestër të sulmeve DDoS (Distributed Denial of Service).

Ai në një postim në LinkedIn shkruan se këto ndërprerje vijnë menjëherë pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës në lidhje me gatishmërinë e vendit për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.


“Ky incident shërben si një kujtesë e ashpër e peizazhit në zhvillim të kërcënimeve kibernetike të lidhura me tensionet gjeopolitike. Sulme të tilla nënvizojnë nevojën kritike për masa të fuqishme të sigurisë kibernetike për të mbrojtur infrastrukturat tona digjitale.

Si profesionistë në këtë fushë, është e domosdoshme që ne të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen tonë dhe të ndajmë njohuritë për të zbutur këto kërcënime…”, shkruan ndër të tjera Sheremeti.

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Ndërkaq, të ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin “X”, ka shkruar se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla…

Ndryshe, në reagimi e hakerëve rusë përmendet fjalimi i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë sipas tyre se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”. /Telegrafi/