LAJMI I FUNDIT:

Usyk falënderon Zotin për fitoren që ia dedikon Ukrainës dhe i kërkon luftë Tyson Furyt: Nëse nuk përballem me britanikun atëherë largohem nga boksi

Usyk falënderon Zotin për fitoren që ia dedikon Ukrainës dhe i kërkon luftë Tyson Furyt: Nëse nuk përballem me britanikun atëherë largohem nga boksi

Oleksandr Usyk ka arritur një tjetër fitore përballë Anthony Joshuas, ku e mposhti në Arabinë Saudite pas 12 raundeve të zhvilluara.

Boksieri ukrainas arriti t’i mbrojë rripat e fituara në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda.


Pas meçit të fituar, Usyk ka folur duke falënderuar Zotin, Arabinë Saudite, përkrahësit e tij dhe gjithë vendin e tij Ukrainën për të cilën ka shkuar kjo fitore.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që u lutën për mua”, tha fillimisht boksieri ukrainas Usyk.

“Dua të falënderoj Zotin për ndihmën që më dha sot sepse më dha shumë sot, Zoti im është Jezus Krishti. Faleminderit Arabia Saudite, faleminderit, faleminderit, faleminderit shumë, Inshallah”, vazhdoi Usyk.

“Unë ia kushtoj këtë fitore vendit tim, familjes sime, ekipit tim ushtarakëve që po mbrojnë familjen time faleminderit shumë, shumë”, tha Usyk

“Kjo tashmë është histori, shumë gjenerata do ta shikojnë këtë luftë, veçanërisht raundin ku dikush u përpoq të më mundte fort, por unë e përballova dhe u ktheva në një mënyrë tjetër”.

Joshua përmend fjalën 'bismilah' në një fjalim të gjatë ku tregoi shumë respekt për kundërshtarin: Unë nuk jam boksier për 12 raunde
Lexo po ashtu Joshua përmend fjalën 'bismilah' në një fjalim të gjatë ku tregoi shumë respekt për kundërshtarin: Unë nuk jam boksier për 12 raunde

Boksieri ukrainas i ka kërkuar një përballje Tyson Furyt, duke thënë se nuk beson se ai është pensionuar.

“Jam i sigurt që Tyson Fury nuk është pensionuar ende, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua, unë dua të luftoj me të dhe nëse nuk përballem me Furyn atëherë nuk do të jem në ring më”, u shpreh Usyk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori