LAJMI I FUNDIT:

Joshua përmend fjalën ‘bismilah’ në një fjalim të gjatë ku tregoi shumë respekt për kundërshtarin: Unë nuk jam boksier për 12 raunde

Joshua përmend fjalën ‘bismilah’ në një fjalim të gjatë ku tregoi shumë respekt për kundërshtarin: Unë nuk jam boksier për 12 raunde

Anthony Joshua ka pësuar një tjetër humbje nga Oleksandr Usyk duke mos arritur t’i fitoj rripat e kategorive WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Ka qenë një ndeshje interesante që zgjati 12 raunde, pasi asnjëri nga boksierët nuk u përplasën në tokë përkundër goditjeve që morën nga njëri-tjetri.


Në fund të këtij meçi, Joshua ka marrë mikrofonin duke mbajtur një fjalim të gjatë.

Fillimisht britaniku e la ringun, por pastaj u rikthye për të folur gjatë, duke shprehur respekt për kundërshtarin ukrainas i cili e ka mposhtur dy herë Joshuan.

Goditje të fuqishme, por të dy qëndruan pa u rrëzuar gjatë 12 raundeve - video me momentet më të mira nga super meçi Usyk - Joshua
Lexo po ashtu Goditje të fuqishme, por të dy qëndruan pa u rrëzuar gjatë 12 raundeve - video me momentet më të mira nga super meçi Usyk - Joshua

“Usyk është një luftëtar i jashtëzakonshëm, le t’i japim atij një duartrokitje”, tha fillimisht Joshua.

“Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte, dhe tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të titull. Ju lutem duartrokitje për kampionin e botës”.

“Unë nuk jam luftëtar për 12 runde, unë jam një lloj i ri i boksierëve për peshat e rënda si Mike Tyson apo Sonny Liston”.

Britaniku është një praktikues i fesë islame, derisa e mbylli fjalimin me fjalën ‘bismilah’, por e pranon se Usyk është një kampion i madh i botës.

“E kam studiuar situatën në Ukrainë, është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku me gjithë rrethanat e krijuara arriti të mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka përfunduar boksieri britanik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori