Zbulohet arsyeja pse Atletico Madridi refuzoi ofertën e çmendur të Man Utd për Joao Felix
Manchester Unitedi ka pasur një ofertë prej 130 milionë euro për sulmuesin Joao Felix të refuzuar nga Atletico Madridi dhe tashmë është zbuluar edhe arsyeja pas këtij refuzimi.
Shifra mund të duket tërheqëse për skuadrën spanjolle, të cilët janë mësuar të shesin lojtarët e tyre më të mirë, por ata e kanë konsideruar “ofertën e rëndësishme” si mjaft të ulët në krahasim me statutin e sulmuesit.
Atletico Madrid bleu Felixin për një tarifë rekord në vitin 2019 dhe ata mendojnë se potenciali masiv i 22-vjeçarit nuk reflektohet plotësisht në qasjen e Djajve të Kuq.
Si rezultat, ata ia kanë bërë të qartë qëndrimin drejtuesve të Unitedit dhe trajnerit të tyre Erik ten Hag.
Pse Atletico Madridi e refuzoi ofertën e Man Utd për Joao Felix?
Ka shumë faktorë prapa vendimit të Atletico Madridit për të refuzuar ofertën e United për yllin portugez.
Para së gjithash, Atletico nuk dëshironte të mërzitë tifozët e tyre duke shitur një aset të tillë kyç, veçanërisht me sezonin e ri të La Ligës që tashmë ka filluar.
Priceless. pic.twitter.com/vEuI7Ydcy4
— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 17, 2022
22-vjeçari bëri një paraqitje të shkëlqyer teksa skuadra e Diego Simeone filluan sezonin me një fitore 3-0 kundër Getafe. Ai asistoi të tre golat, ku dy erdhën nga Alvaro Morata dhe një tjetër nga Antoine Griezmann.
Atletico gjithashtu beson se klubi i Old Trafford nuk shihet më si një destinacion kaq i shkëlqyer transferimi – një faktor që do t’i ndihmojë ata të bindin Felixin të qëndrojë.
Megjithatë, edhe më vendimtar është fakti që Atletico nuk do të merrte në xhep të gjithë tarifën e ofruar nga Unitedi. Pranimi i ofertës do të nënkuptonte shitjen e Felixit për vetëm tre milionë euro më shumë se sa ata paguanin fillimisht për ta blerë atë nga Benfica.
Three years ago today, @joaofelix70 did this on his debut 🤯pic.twitter.com/cfMRvFLX9Q
— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 18, 2022
Felixit i kanë mbetur edhe tre vjet nga kontrata që nënshkroi kur u transferua nga Portugalia. Amortizimi – shuma e parave që i detyrohen ende Benficës ose bankës nga marrëveshja fillestare – do të ishte rreth 64 milionë euro.
Pas zbritjes së zhvlerësimit nga oferta e bërë nga Unitedi, Atletico do të fitonte rreth 66 milionë euro për të në terma realë, duke e bërë marrëveshjen më pak tërheqëse për Los Rojiblancos.
Sa do të kërkonte Atletico për Felix?
Atletico Madrid beson se do të kishte qenë e papërgjegjshme të shitej Felix për çmimin e përmendur nga Manchester United.
Ata do të kishin menduar për shitjen nëse oferta do të ishte për rreth 250 milionë euro, megjithëse mund të duhej një klub të përputhej me klauzolën e lirimit prej 350 milionë euro për të arritur një marrëveshje.
Felix pritet të jetë një lojtar vendimtar i skuadrës së Atleticos këtë sezon. Dëmtimet e kufizuan atë në vetëm 24 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar, 11 prej të cilave ai i filloi si titullar, dhe ai arriti të shënonte tetë gola dhe katër asistime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arsenali bën gati 50 milionë euro për top mesfushorin e Real Sociedadit
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur