LAJMI I FUNDIT:

Një grua në Pejë dërgohet në spital pa shenja jete, ishte duke qëndruar në stane

Një grua në Pejë dërgohet në spital pa shenja jete, ishte duke qëndruar në stane
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast në Pejë, ku një grua është dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa rasti ka ndodhur derisa ishte duke qëndruar në stane.

Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë, në orën 19:00.

“Është raportuar se një femër kosovare është sjellë në spital pa shenja jete, rasti ka ndodhë deri sa kanë qenë duke qëndruar në stane. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.


Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/