LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë, MAPL me diskutim publik për draft-strategjinë dhe planin e veprimit

Qentë endacakë, MAPL me diskutim publik për draft-strategjinë dhe planin e veprimit
Foto: Arkiv

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur diskutim publik për draft strategjinë kombëtare dhe planit të veprimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë 2022-2028 e cila synon zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, ndalimin e braktisjes së qenve nga pronarët e tyre si dhe parandalon shitjen e qenve në mënyrë të pakontrolluar.

Zëvendëssekretarja në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Venera Qerkini tha se gjendja me qenë endacakë në Kosovë është sfiduese dhe ka shkaktuar pasiguri tek qytetarët.


Sipas saj, kjo strategji me një afat 7-vjeçar synon zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive etj, raporton kp.

“Strategjia si shtojcë ka edhe planin e veprimit që do të zgjasë 3 vite, por që pas përfundimit me vendim të MAPL-së do të zgjatet deri në përfundimin e afatit kohor sa është edhe strategjia. Strategjia ka një afat 7 vjeçar me qëllim që komunave tu jepet një hapësirë e mjaftueshme për të realizuar planin e veprimit, ku pastaj qeveria e merr si obligim që të bëhet edhe analiza e buxhetit shtesë për realizimin e këtij aktivitetit ë rëndësishëm.

Qëllimi i kësaj strategjie është që të bëhet parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive dhe zoonetike dhe zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, të parandalohet braktisja e qenve nga pronarët e tyre, ndalimi i mashtrimit dhe shitjes së pakontrolluar të qenve”, tha ajo.

Kryesuesja e grupit punues të kësaj strategjie, Teuta Fazliu u shpreh se periudha shtatë vjeçare e kësaj strategjie do tu jap mundësi komunave që t’i zhvillojnë aktivitetet që dalin nga kjo strategji për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.

“Strategjia parashihet të jetë në një afat 7-vjeçar ku gjatë kësaj kohe komunat e Kosovës do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aktivitetet që të do të dalin nga plani i veprimit, gjithashtu MAPL do të kërkojë edhe vlerësimin e buxhetit aktual dhe shtesë të komunave për të mbështetur zbatimin e kësaj strategjie.

Strategjia ka për qëllim zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, të mos braktisen qentë nga pronarët e tyre, parandalimin e kontrabandës të kafshëve shoqëruese, ndalimi dhe mashtrimi dhe shitja e pakontrolluar nga shitja e mashtrimet ilegale. Kjo strategji ka për qëllim që të koordinojë veprimet e institucioneve relevante dhe përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollin efektiv të numrit të qenve me dhe pa pronar në mënyrë që të adresohet problemi me shtimin e madh të qenve në rrugë”, tha ajo.

Ndërsa, Sadik Heta, nga AUV tha se komponentët kryesorë në menaxhim të qenve endacakë janë zhvillimi i kornizës ligjore, edukimi i pronarëve të qenve, krijimi i sistemit për identifikimin dhe kontrollin e tyre si dhe krijimi i strehimoreve për qentë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori