LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kritikat e ashpra ndaj gjyqtarit Taylor – Silva ofron pamje se si Chelsea u dëmtua në derbin me Tottenhamin

Vazhdojnë kritikat e ashpra ndaj gjyqtarit Taylor – Silva ofron pamje se si Chelsea u dëmtua në derbin me Tottenhamin

Thiago Silva ka kritikuar Anthony Taylorin në Instagram pas barazimit të Chelseat në Ligën Premier kundër Tottenham të dielën në mbrëmje.

Brazilini i shfaqi ndjenjat e tij, pas golit të Pierre-Emile Hojbjerg për të barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 68-të.


Taylor vendosi të mos jepte një faull kur Kai Havertz pati një ndërhyrje të ashpër nga Rodrigo Bentancur.

Mbi 70 mijë nënshkrime mblidhen nga tifozët e Chelseat kundër gjyqtarit Taylor
Lexo po ashtu Mbi 70 mijë nënshkrime mblidhen nga tifozët e Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

Afërsisht 45 sekonda pas sfidës, Hojbjerg gjeti rrjetën nga jashtë zonës.

Por, nuk është ky vendimi që e ka nxitur Silvën të flasë në rrjetet sociale.

Cristian Romero mbeti i pandëshkuar pasi i shkuli flokët Marc Cucurellas në një duel mes dyshes.

Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre
Lexo po ashtu Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre

Pak çaste më vonë, Harry Kane realizoi me kokë në portën e Bluve, pas një harkimi nga goditja e këndit.

Silva në Instagram kritikoi Taylorin që nuk e ndëshkoi Romeron pavarësisht se kishte një pamje të qartë të incidentit.

“Ndoshta nuk e keni parë? Nuk është e mundur. Mund të shkulësh flokët?”, shkroi ai, së bashku me një pamje të incidentit.

Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi
Lexo po ashtu Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi

Megjithatë, ky nuk është vendimi i parë i diskutueshëm që Taylor ka dhënë kundër Chelseat.

Pas dramës kundër Tottenhamit, një video që tregon disa nga vendimet e Taylor kundër Chelseat në të kaluarën është bërë virale.

Silva nuk është i vetmi lojtar i Chelseat që ka folur për performancën e Taylor.

Kane nuk mund të largohej nga intervista pa u përgjigjur në atë çfarë ndodhi mes Contes dhe Tuchel
Lexo po ashtu Kane nuk mund të largohej nga intervista pa u përgjigjur në atë çfarë ndodhi mes Contes dhe Tuchel

Reece James gjithashtu ka vënë në dyshim disa nga vendimet dhe ka pohuar se Chelsea e meritonte

Për më tepër, Thomas Tuchel sugjeroi se Taylor nuk duhet të drejtojë një ndeshje tjetër të Chelseat, ndërsa një peticion që argumenton të njëjtën pikë është nënshkruar nga mbi 85,000 tifozë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori