LAJMI I FUNDIT:

Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre

Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre

Thomas Tuchel shpreson që gjyqtari Anthony Taylor të mos i gjykojë ndeshjet e Chelseat në të ardhmen dhe u zemërua pasi një ndjenjë që vendimet e arbitrave i kushtuan ekipit të tij një fitore në shtëpi ndaj Tottenhamit.

Harry Kane ia mohoi tre pikë bluve, pasi shënoi në sekondat e fundit të takimit për 2-2, por gjermani nuk e besonte as këtë dhe as goli i hershëm i Pierre-Emile Hojbjerg duhej të kishte qëndruar për shkak të faulleve përpara se të jepeshin.


Menjëherë pas ndeshjes, Tuchel u përjashtua me karton të kuq pas grindjes së tij me trajnerin e Spurs, Antonio Conte, por dukej më i zemëruar me arbitrin sesa homologu i tij kur u takua me mediat.

Tuchel tregohet i matur kur pyetet për konfrontimin me Conten gjatë dhe pas derbit
Lexo po ashtu Tuchel tregohet i matur kur pyetet për konfrontimin me Conten gjatë dhe pas derbit

“Ndoshta do të ishte më mirë, ndoshta do të ishte më mirë (nëse ai nuk do të gjykonte ndeshjet ku luan Chelsea)”, deklaroi Tuchel në “Stamford Bridge”.

“Por, sinqerisht ne kemi gjithashtu VAR, për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të duhura. Që kur mund të shkulen flokët e lojtarëve, që kur është kështu? Dhe nëse ai nuk e sheh atë, unë nuk e fajësoj atë – nuk e ka parë”.

“Mirëpo, ne kemi njerëz në VAR që e kontrollojnë këtë, dhe pastaj e shihni. Dhe si mund të mos jetë kjo një goditje e lirë dhe më pas një karton i kuq? Si?”.

Conte u pyet tri herë për incidentin me Tuchel - por gazetarët nuk morën atë që deshën
Lexo po ashtu Conte u pyet tri herë për incidentin me Tuchel - por gazetarët nuk morën atë që deshën

“Kjo nuk ka të bëjë as me gjyqtarin në këtë rast. Nëse ai nuk sheh diçka, kjo është arsyeja pse ne kemi njerëz për të kontrolluar nëse ky është një gabim vendimtar apo jo”, potencoi ai.

Kur u tha se disa tifozë të Chelseat mendojnë se Taylor ka bërë një sërë gabimesh kur drejtonte ndeshjet e Chelseat, Tuchel sugjeroi që lojtarët e tij të kishin një mendim të ngjashëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori