LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 mijë nënshkrime mblidhen nga tifozët e Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

Mbi 70 mijë nënshkrime mblidhen nga tifozët e Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

Mbi 70,000 tifozë të Chelseat kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar Anthony Taylor nga arbitrimi i ndeshjeve të tyre në të ardhmen, pas performancës së tij në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur.

Thomas Tuchel sigurisht që nuk ishte i kënaqur me performancën e Taylor pasi Tottenham Hotspur dy herë barazoi rezultatin e që në fund ishte 2-2.


Blutë kaluan në epërsi në pjesën e parë me një volej të shkëlqyer të Kalidou Koulibaly, por nuk arritën të përfitonin nga dominimi i tyre në ndeshje.

E pazakontë: Përmes Instagramit, Conte thumbon ashpër Tuchelin
Lexo po ashtu E pazakontë: Përmes Instagramit, Conte thumbon ashpër Tuchelin

Kjo u rikthye për t’i ndjekur pasi Pierre-Emile Hojbjerg shënoi për 1-1 në minutën e 68-të, por pati polemika pasi vendësit menduan se Kai Havertz u faullua që në fillim të aksionit.

Jo vetëm kaq, por Richarlison, në debutimin e tij, ishte në pozicion jashtë loje dhe disa menduan se sulmuesi pengonte pamjen e portierit Edouard Mendy.

Goli i dytë i barazimit, pasi Reece James kishte bërë rezultatin 2-1, erdhi vonë në kohën shtesë nga Harry Kane, por jo përpara se Cristian Romero të shfaqej duke tërhequr Marc Curucellan nga flokët, gjë për të cilën VAR nuk bëri asgjë.

Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre
Lexo po ashtu Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre

Tani tifozët e Chelseat kanë treguar acarimin e tyre për vendimet e marra nga arbitri Taylor duke krijuar dhe nënshkruar një peticion në Change.org për ta ndaluar atë të gjykojë ndeshjet e tyre në të ardhmen.

Në përshkrimin e peticionit thuhej, “Anthony Taylor ka vazhduar të marrë vendime të mëdha kundër Chelseat ndër vite në ndeshje të mëdha. Taylor ka një agjendë kundër Chelseat dhe nuk duhet të lejohet të gjykojë një lojë që përfshin klubin përsëri”.

Kane nuk mund të largohej nga intervista pa u përgjigjur në atë çfarë ndodhi mes Contes dhe Tuchel
Lexo po ashtu Kane nuk mund të largohej nga intervista pa u përgjigjur në atë çfarë ndodhi mes Contes dhe Tuchel

Më pas ata renditën tetë vendime të marra nga Taylor që kanë shkuar kundër ekipit të tyre në të kaluarën, duke përfshirë ato nga ndeshja e së dielës.

Nuk është hera e parë që trifozët e Bluve ankohen për 43-vjeçarin, me një sërë vendimesh të mëparshme që janë bërë virale në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori