LAJMI I FUNDIT:

Përfundon Evropiani për Kosovën U-18 në hendboll

Përfundon Evropiani për Kosovën U-18 në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Me ndeshjen e të dielës ndaj Belgjikës, ka përfunduar Kampionati Evropian i Divizionit B për Kosovën U-18 në hendboll (djemtë).

Përfaqësuesja jonë humbi me rezultat 30-25, ndonëse pas pjesës së parë kishte epërsi bindëse, 15-9. Në pjesën e parë djemtë tanë kanë dominuar plotësisht dhe kanë krijuar epërsi deri në shtatë gola.


Shtatë gola ishte dallimi edhe në fillim të pjesës së dytë, por Belgjika bëri ndryshim në mënyrën e vendosjes në mbrojtje, kurse djemtë tanë nuk u gjendën si duhet më pas. Një seri 13-0 e Belgjikës ishte vendimtare për rezultatin në fund.

Kosova është renditur e shtata, përkatësisht e fundit. Por, në disa ndeshje djemtë tanë kanë dëshmuar se megjithatë kanë të ardhme. Shumica e lojtarëve janë ende 16-vjeçarë dhe për ta Evropiani U-18 është një përvojë shumë e rëndësishme për karrierën e mëtejme.

Prej kësaj gjenerate megjithatë pritet shumë. Për shkak të vështirësive që klubet i hasën gjatë pandemisë, ka pasur një shkëputje në punën me të rinj dhe kjo po vërehet tani.

Por, angazhimi i të gjithëve është që situata të kalohet dhe të kthehemi në rrugën e duhur.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori